Panairin e shpalli të hapur rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili tha se biznesi në Evropë gjithnjë ka punuar më së miri falë bashkëpunimit me universitetet dhe ekziston një numër i madh i arritjeve që mund të numërohen si shembull i arritjeve të përbashkëta.
“Kjo është arsyeja se pse Komisioni Evropian mundohet të rrisë numrin e të diplomuarve, të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe të sjellë deri në maksimum atë që arsimi i lartë mund të bëjë për të ndihmuar ekonominë e BE-së.”, tha mes tjerash rektori Dika.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Dr. Festim Halili, tha se prania e tij në këtë panair e bënë të ndjehet nostalgjik, pasi edhe ai është njëri nga të diplomuarit e këtij universiteti. Halili, para studentëve tha se të rinjtë duhet të pajisen me aftësitë dhe njohuritë përkatëse, në mënyrë që ata të mund të konkurrojnë dhe të lulëzojnë në skenën botërore.
Përgjegjësja e Qendrës së Karrierës, Burbuqe Kaprolli, tha se ky panair ofron mundësi reale për bizneset dhe studentët, që të përfitojnë reciprokisht nëpërmjet punës praktike dhe punësimeve të drejtpërdrejta.
Në Panairin e karrierës morën pjesë mbi 50 kompani, të cilat prezantuan aktivitetet e tyre, kurse shumica e tyre e shfrytëzuan këtë rast për të krijuar kontakte me studentët, për angazhime dhe punësime të mundshme.
Panairi i karrierës mundësi për t’u kyçur në tregun e punës
28 prill 2017Për të dymbëdhjetën herë sot (26 prill 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, në organizim të Qendrës së karrierës u mbajt Panairi i karrierës.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO