Studentët e UEJL-së, në zgjedhjet për anëtar të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS), të mbajtura më 7 nëntor, për studentët në studime deridiplomike, në të dy kampuset dhe për studentet e magjistraturës, të mbajtura më 11 nëntor, zgjodhën 15 anëtarë të ri.
Studentët kishin të drejtë të votojnë për kandidatët e vitit dhe fakultetit të tyre përkatës. Duke patur parasysh se nuk kishte pozita të lira në të gjitha vitet e studimit dhe fakultetet e Universitetit, pjesëmarrja e 330 studentëve dëshmon për një jehonë dhe interesim të madh të studentëve për këto zgjedhje.
Mandati i anëtarëve të Parlamentit zgjat dy vite, ku në vitin e dytë të mandatit janë 14 anëtarë dhe së bashku me 15 anëtarët e sapozgjedhur, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor numëron gjithsej 29 anëtarë.
Sipas të dhënave, të Komisionit mbikëqyrës të zgjedhjeve, për anëtarë të Parlamentit kanë kandiduar 28 studentë për 15 pozita të lira. Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së numëron gjithsej 29 anëtarë.
Në mbledhjen e parë konstituive, nga mesi i tyre, parlamentarët studentor, me vota të fshehta e ri-zgjodhën Veton Iljazin, kryetar të këtij asociacioni, kurse nënkryetar Emir Kurtishi dhe sekretar për çështje financiare dhe administrative, Donika Luma.
Misioni kryesor i PAS-it është të përmirësoj jetën studentore, duke siguruar, mundësi për përfaqësim, zhvillim dhe shërbime cilësore për të gjithë studentët.
Veton Iljazi rizgjidhet kryetar i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
21 nëntor 2017Parlamentarët studentorë, me vota të fshehta, pos kryetarit, zgjodhën edhe Emir Kurtishin nënkryetar dhe Donika Lumën, sekretar për çështje financiare dhe administrative.
Më shumë lajme
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së