Prof. Dr. Veton Latifi nga UEJL, në cilësinë e folësit kryesor në sesionin e tretë të konferencës, para studiuesve u paraqit ne temën “Si të krijohen elementet nxitëse gjatë negociatave?”, ku midis tjerash elaboroi përparësitë e modelit të ‘zgjidhjes së përbashkët të problemit’ (Joint Problem Solving (JPS), në negociata, përballë modelit të ‘dilemës së të burgosurit’, duke nxjerrë në pah faktin se ky i fundit është i organizuar përgjatë linjave tradicionale dhe po shndërrohet në model më pak efikas në negociatat e padhunshme, si dhe sikur po braktiset gjithnjë e më tepër në ndërmjetësimet ndërkombëtare për shkak të kufizimeve në identifikimin e dritareve të mundësisë e kompromise.
Lidhur me mosmarrëveshjet për emrin Greqi-Maqedoni, prof. Latifi e nxori në pah relevancën e modelit JPS, posaçërisht nëse i njëjti aplikohet përgjatë qasjes së njohur si ‘dekompozimi i negociatave, ku një grup i çështjeve të problemit mund të fragmentohen në disa nën-segmente, apo i a.q. negocim në sekuenca tematike, si dhe një dinamikë më e shpejtë e zgjidhjes dhe kompromiset mund të përdoren si shtylla të nxitjes së negocimit.
Prof. dr. Veton Latifi ligjëroi mbi kontestin e emrit Greqi-Maqedoni në Universitetin e Oksfordit
28 nëntor 2017Prof. Dr. Veton Latifi paraqiti punimin e tij shkencor në konferencën ndërkombëtare akademike me temë “Mosmarrëveshja me emrin e Maqedonisë sot: një dritare e mundësisë”, që u mbajt më 18 nëntor, organizuar nga Studimet për Evropën Juglindore në Oksford (SEESOX), që është pjesë e Kolegjit “Shën Antoni” të Universitetit të Oksfordit (Britani e Madhe).
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në