Në këtë manifestim promovues morën pjesë studentë të degës së gjuhës italiane, prorektorja për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, ambasadori italian në Maqedoni, Sh.T. Karlo Romeo.
Para fillimit panelit, ambasadori italian, Karlo Romeo, realizoi një takim me prorektoren për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi. Në këtë takim u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy palëve.
Në fjalimin e saj të rastit, prorektorja për hulumtim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, e veçoi faktin se Universiteti i Evropës Juglindore,me shumë seriozitet e ka marrë përparësinë e përdorimit të më shumë gjuhëve në komunikim.
“Përveç gjuhëve zyrtare të Universitetit, Qendra e Gjuhëve ofron kurse të mësimit edhe të gjuhëve të tjera të rëndësishme dhe se aspirojmë që studentët tanë të jenë të shkëlqyeshëm në gjuhën italiane, gjermane, frënge, spanjishte, turqishte, etj. Në emrin tim dhe në emër të rektorit, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dëshiroj ta falënderoj ambasadën italiane në Maqedoni në përkrahjen e vazhdueshme që na e jep në mësimin dhe kultivimin e gjuhës italiane në Universitetin tonë”, tha mes tjerash prorektorja Arifi.
Ambasadori italian Karlo Romeo, në fjalimin e tij para studentëve, foli për rëndësinë e shënimit të javës botërore të gjuhës italiane, duke thënë se ky është edicioni i 18-të i tij dhe se këtë vit mbi 130 ambasada dhe konsullata italiane, në mbarë botën, po e shënojnë këtë javë.
“Ambasada italiane eshte e interesuar që të thellojë bashkëpunimin jo vetëm me UEJL-në, por edhe me institucione tjera, sepse ne këtë pjesë të Maqedonisë ekzistojnë parakushtet për ta shtrire bashkëpunimin”, tha ambasadori Romeo.
Тë udhëhequr nga profesoresha e gjuhës italiane, Viktorija Elenova, eksperiencën e tyre me gjuhën dhe kulturën italiane, e treguan studentët: Zihra Abazi, Veli Adili dhe Burhan Pajaziti, nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, - Aleksandar Shopovski, MA në telekomunikime në Politeknikun e Torinos, Vokrim Demiri, i diplomuar në shkencat politike dhe ekspert në sektorin e biznesit dhe Gzime Fejzi, afariste, aktive në promovimin e ndërmarrësisë tek femrat në Maqedoni.
Shënohet Java Botërore e Gjuhës Italiane
19 tetor 2018Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Gjuhës Italiane, në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten (18 tetor 2018), u mbajt panel diskutimi me temë: “Unë, jeta ime në rrjetë (lo,la vita in rete)".
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO