Në letrën e tij, z. Katsikis thekson se ata janë të kënaqur të konstatojnë se UEJL-ja vazhdon të jetë fortë i angazhuar ndaj vlerave evropiane dhe standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, të cilat gjithashtu kuptohen si shprehje e ndjenjës së lidershipit dhe përgjegjësisë së UEJL-së ndaj zhvillimit të përgjithshëm të sistemit arsimor të vendit. Në emër të IEP-së dhe ekipit vlerësues, që e vizitoi UEJL-në, z. Katsikis ka shprehur urimet e tij më të mira për sukses në vazhdimin e punës.
UEJL u përgëzua për progresin e shkëlqyer në zbatimin e rekomandimeve të EUA-IEP
5 shkurt 2019Në letrën e pranuar nga kryetari i komitetit drejtues të IEP-së z. Sokratis Katsikas, rektori Bexheti u përgëzua për progresin e shkëlqyer në zbatimin e rekomandimeve nga Programi i Vlerësimit Institucional (Institutional Evaluation Programme/IEP) i Asociacionit të Universiteteve Evropiane (European University Association/EUA), një vit më pas nga programi i vlerësimit të jashtëm.
Më shumë lajme
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së