Rektori akademik Alajdin Abazi promovon UEJL-në në Japoni
20 tetor 2009
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), nisë bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji dhe Agrikulturë (TUAT). Për këtë qëllim, rektori i UEJL-së Akademik Alajdin Abazi dhe prorektori Murtezan Ismaili tashmë po qëndrojnë për një vizitë në Tokio, Japoni, ku edhe kanë filluar bisedimet me homologët e tyre për lidhjen e bashkëpunimit midis UEJL-së dhe TUAT.
Gjithashtu, rektori dhe prorektori i UEJL-së do të marrin pjesë me dy punime shkencore të recensuara në Konferencën Ndërkombëtare të Azisë për Mësim, e cila mbahet në Osaka, Japoni. Kjo konferencë është e organizuar nga forumi dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Japonisë dhe e sponsorizuar nga shumë universitete dhe asociacione me famë botërore.
Po në këtë konference, si e arritura e tretë për UEJL-në, në Japoni, rektori i UEJL-se Akademik Alajdin Abazi është zgjedhur si udhëheqës i konferencës për sesionin: “Komunitetet, kultura dhe globalizimi”, që paraqet një njohje ndërkombëtare të eksperiencës dhe ekspertizës së UEJL-së në këtë fushë.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL