Përfaqësuesit e Departamentit të Gjermanishtes me këtë rast falënderuan stafin e Ambasadës gjermane për vizitën dhe interesimin e tyre për UEJL resp. Departamentin e Gjermanishtes. Ndër të tjera u potencua nga të dy anët se vizitat e tilla i kontribuojnë thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ambasada e Gjermanisë vlerësoi lartë veprimtarinë e Departamentit të Gjermanishtes, i cili jep kontribut të pamohueshëm për përgatitjen e mësimdhënësve të gjermanishtes, si gjuhë e huaj, si dhe për përhapjen e gjermanishtes si gjuhë e huaj në rajon. Gjithashtu nga pala gjermane u tha se Ambasada gjermane mbetet e dhe më tutje e angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve edhe ashtu të shkëlqyera me UEJL-në. Institucion ky, i cili tanimë vite me radhë nxjerrë kuadro të kualifikuara në mënyrë të shkëlqyeshme, të cilat tashmë po luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e vendit tonë në UE.
Vizitë e përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në UEJL
25 nëntor 2009
Frank Stößel, sekretar i parë dhe Sonja Bohnet, udhëheqëse e sektorit të kulturës dhe shtypit në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, të martën, më 03. nëntor 2009 kanë qëndruar për një vizitë pune në Departamentin e Gjermanishtes, me ç'rast janë takuar me udhëheqësin e Departamentit të Gjermanishtes, Assoc. Prof. Dr. Gëzim Xhaferri dhe me Prof. Dr. Robert Schmitt-Brandt, mësimdhënës gjerman në Departamentin e Gjermanishtes, dërguar nga Fondacioni gjerman Johann Gottfried Herder, dhe në mënyrë të veçantë janë interesuar për aktivitetet e Departamentit të Gjermanishtes në UEJL.
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në