Të pranishëm në këtë prezantim online ishin: ministrja e Arsimit Mila Carovska, ambasadori holandez Sh.T. Dirk Jan Kop, përfaqësues nga zyra e USAID në Shkup, Edward Gonzales dhe Dawn Carmin dhe përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Gazmend Ilazi.
Fjalën kryesore në këtë takim e mbajti Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili foli për rëndësinë e këtij prezantimi dhe synimin e UEJL-së për të qenë transparent dhe llogaridhënës në të gjitha proceset që zhvillohen në Universitet.
Raportin e prezantoi këshilltarja për cilësi, Prof. Dr. Veronika Kareva. Ngjarjen e moderoi prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi.