COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi i XVI i Institutit Alb-Shkenca

Instituti Alb-Shkenca, me përkrahje të universitetit të Evropës Juglindore dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, filloi takimin e gjashtëmbëdhjetë vjetor të tij, që do të zhvillohet në seanca plenare dhe do të zgjat deri më 3 tetor. Pjesa fizike e takimit mbahet në UEJL, në Shkup.

Takimi i sivjetshëm kishte temën boshte: “Epoka e digjitalizimit dhe efekti i saj për një zhvillim të qëndrueshëm” dhe për shkak të kushteve të Pandemisë Kovid -19, u mbajt në formatin hibrid.

Fjalim rasti, në hapjen e kësaj ngjarje, mbajti Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili e potencoi rolin e universiteteve në zhvillimin e shkencës në përgjithësi e posaçërisht shkencës në mesin e universiteteve shqiptare.

Në panelin tematik “Zhvillimi i arsimit në tërësi: mësimi online dhe digjitalizimi”, prezantoi prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim i UEJL-së, Prof. Dr. Adrian Besimi, i cili prezantoi përvojën e Universitet në mësimdhënie gjatë pandemisë. Ai tha se ka patur mjaftë sfida, por se Universiteti ka arritur shumë shpjete të adaptohet edhe për shkak të përvojës paraprake në mësimdhënien online.

Konferenca u zhvillua në seanca plenare, ndërsa në panelet tematike u trajtuan temat: Zhvillimi i arsimit në tërësi: mësimi online dhe digjitalizimi; Digjitalizimi në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor: Identifikimi i përvojave të mira dhe zhvillimet në të ardhmen; Shërbimet publike online: infrastruktura dhe mbrojtja e privatësisë.

Në takim morën pjesë shkencëtarë të njohur shqiptarë nga vendi dhe nga diaspora.

Instituti është një iniciativë e shkencëtarëve dhe studiuesve nga Diaspora Shkencore Shqiptare e shpërndarë në gjithë botën.

Google+