Në këtë mbledhje, nga anëtarët e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Adem Sopa u zgjodh nënkryetar i këtij asociacioni, po ashtu për një mandat njëvjeçar.
“UEJL, është vlera jonë e përbashkët, do të punojmë bashkërisht, ashtu si deri më sot. Unë nuk mund të premtoj se do të merrni gjithçka që dëshironi, por mund të premtoj se asgjë nuk do të ndryshojë nëse ju nuk e kërkoni!”, deklaroi pas zgjedhjes Agron Demiri.
Mbledhja konstituive e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor u mbajt pas përfundimit të zgjedhjeve, që përfunduan më 4 dhjetor 2021. Sipas Statutit të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, kryetari dhe nënkryetari zgjidhet nga anëtarët e dale nga zgjedhjet drejtpërdrejta.