COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Avokati i Popullit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi, me qëllim afirmimin e interesit të përbashkët për nxitjen e arsimit të lartë dhe veprimtarisë hulumtuese, shkencore dhe aplikative, sot (3 mars 2022), në Tetovë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Avokati i Popullit, do të bashkëpunojnë në fushën e trajnimit dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta kërkimore, duke ofruar mbështetje reciproke. Ekspertë të UEJL-së, do të ofrojnë trajnime për zhvillimin profesional të stafit të Avokatit të Popullit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u mundëson studentëve të Fakultetit të Drejtësisë mbajtjen e mësimeve praktike në Institucion Avokati i Popullit.

Google+