Tema e konferencës ishte “Përgjigje praktike ndaj debateve për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universiteteve”. Rektori Bexheti prezantoi në sesionin me temë: “Dizajni dhe miratimi i Strategjive të Universiteteve, si dhe instrumentet për monitorimin e përmbushjes dhe realizimit të tyre”.
“Përvojat specifike dhe unike të UEJL-it, padyshim ishin mjaftë atraktive edhe për universitetet rajonale. Nga të gjitha prezantimet e universiteteve të tjera evropiane, UEJL pothuajse fare nuk dallon në aspekt të zhvillimit strategjik, institucional dhe funksional”, thotë Rektori Bexheti, i cili në këtë konferencë ishte panelist dhe prezantues.
Qëllimi i Konferencës ishte zhvillimi i strategjik i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, kurse UEJL ishte zgjedhur si i vetmi universitet nga Maqedonia e Veriut për të ndarë përvojat dhe modelin e vet organizativ e funksional. Në këtë konferencë merrnin pjesë universitete nga Austria, Holanda dhe vende të tjera.
Konferenca u organizua nga HERAS (High Education and Research Applicative Science +) dhe financohej nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë.