Qëllimi i këtij Memorandumi është promovimi i programeve studimore të UEJL-së në gjuhën angleze për studentët potencial në vendet e Lindjes së Mesme.
Universiteti i Evropës Juglindore ka përshpejtuar aktivitetet për ndërkombëtarizimin e programeve studimore dhe marrëveshje të këtilla janë nënshkruar edhe me organizata të tjera, që promovojnë studimet në këtë institucion.