Delegacioni përbëhej nga Thomas Merlot, drejtor dhe Erika Lees, ndihmësdrejtore në Qendrën Ndërkombëtare për Bashkëpunim në Universitetin e Misurit Veriperëndimor, ndërsa shoqërohej nga Ryan Miller, nëpunës ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Gjatë takimit me rektorin Bexheti u shkëmbyen përvoja dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dypalësh institucional në shumë sfera të interesit të përbashkët, posaçërisht mundësia e këmbimit studentor mes dy universiteteve.
Universiteti Shtetëror i Misurit Veriperëndimor është i vendosur në qytetin Marvill të Misurit dhe është themeluar në vitin 1905.