Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe rektori i AU, Prof. Dr. Pavllo Kongo.
Të dy universitet u morën vesh që të zhvillojnë aktivitetet në fushat akademike me interes të përbashkët në shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor, mbajtjen e seminareve të përbashkëta pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike, shkëmbimin e materialeve akademike si dhe ofrimin e programeve të veçanta akademike afatshkurtra.