COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi përmbyllës i projektit për ngritjen e kapaciteteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme

Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (29 nëntor 2022), u mbajt takimi përmbyllës i projektit me titull “Ngritja e kapaciteteve për stafin e universiteteve dhe përfaqësuesit e mediave në luftën kundër lajmeve të rreme, keqinformimit dhe fushatave të dezinformimit”, që u realizua nga Instituti “Maks van der Shtul” (IMVDS), në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Maqedoninë e Veriut.

Në emër të IMVDS të pranishmëve mirëseardhje iu dëshirojë, drejtori i këtij instituti, Prof. Dr. Veli Kreci, i cili tha se projekti është një bashkëpunim mes IMVDS dhe Institutit për Hulumtim, Inovacion e Zhvillim dhe është financuar nga Ambasada Çeke në Shkup. Ai theksoi se IMVDS është mjaft aktiv dhe shumë i interesuar në hulumtime në fushën e edukimit digjital dhe aktualisht janë disa projekte që realizon në këtë fushë.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, falënderoj Ambasadën Çeke, për mbështetjen e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe sfidues në nivel global dhe shumë më shumë në nivel lokal.

“UEJL përmes këtij projekti nxitë bashkëpunimin e trekëndëshit komunitet akademik, përfaqësues të mediumeve dhe konsumuesit e lajmeve. Qëllimi është që në fillim stafi të trajnohet dhe pajiset me shkathtësi, të cilat do t’ua bartë studentëve, që të mund të përballen me lajmet e rreme dhe dezinformatat. Impakti shoqëror i projektit është mjaft i rëndësishëm, si në kohë ashtu edhe në hapësirë ”, tha mes tjerash në fjalimin e tij rektori Bexheti.

Ambasadori i Çekisë, Sh.T. Jaroslav Ludva, tha se nuk është hera e parë që vjen në Tetovë, por është hera e parë që vjen në UEJL dhe se është i kënaqur me bashkëpunimin dhe me rezultatet e projektit. Me rektorin Bexheti biseduam dhe shpresojmë në bashkëpunim në të ardhmen.

“Diplomacia e jashtme çeke i jep prioritet promovimit të demokracisë me pjesëmarrjes së qytetarëve dhe qeverisë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në kushte të luftës në Ukrainë, dezinformomi dhe lajmet e rreme janë një kërcenim i vërtet për sigurinë dhe stabilitetin e çdo shteti, prandaj duhet të merren shumë seriozisht.”, tha në fjalimin e tij mesa tjerash ambasadori çek.

Në cilësinë e prorektores për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, e vlerësoi bashkëpunimin me Ambasadën Çeke për këtë projekt, i cili është i rëndësishëm për shumë arsye, por para së gjithash për shkak të temës aktuale, mundësisë dhe përgjegjësisë që universiteti të kontribuoj në këtë çështje dhe se projekti ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të stafit por edhe profesionistëve të mediave për të luftuar lajmet e rreme.

Lidhur me projektet që realizohen në fushën e edukimit mediatik dhe dezinformimit, prezantim mbajti Albulena Halili, kërkuese shkencore dhe udhëheqëse e Ekipit për edukim mediatik dhe dezinformim në Institutin “Maks van der Shtul“.

Qëllimi i projektit të Tranzicionit është krijimi i qëndrueshmërisë ndaj lajmeve të rreme, keqinformimit dhe fushatave dezinformuese të përdorura kryesisht nga aktorët vendas dhe të huaj, në rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Google+