Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U hap ekspozita e 5-të me radhë e studentëve të arkitekturës dhe dizajnit

Studentët e Arkitekturës dhe Dizajnit të Universitetit të Evropës Juglindore para publikut të gjerë gjithnjë e më tepër po e dëshmojnë përgatitjen e tyre profesionale dhe progresin e arritur.

Në organizim të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (24 shkurt 2022), u hap ekspozita e pestë me radhë, në të cilën përmes punimeve individuale, studentët prezantuan progresin e arritur në të gjitha lëndët për një semestër. Ekspozitën e shpalli të hapur prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Adrian Besimi, i cili theksoi se ndjehet krenarë për punën që po bëhet nga studentët, të cilët kanë treguar zhvillim të dukshëm profesional.

Me punimet e tyre, në ekspozitë merrnin pjesë 164 studentë të vitit të parë, të dytë dhe të tretë të studimit.

Google+