Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajtën garat për Biznes Planin më të mirë me nxënës të shkollave të mesme

“Gara për Biznes Planin më të mirë”, ishte aktiviteti kryesor, që u mbajt sot (26 prill 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, në kuadër të Kampit veror, që u organizua nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit dhe ku morrën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të vendit.

“3D Creative Design” plani i biznesit i punuar nga ekipi i Gjimnazit të Gostivarit dhe “Lejla’s Gym” nga Gjimnazi i Sarajit, ishin fituesit e vendit të parë në Garat për planin më të mirë të biznesit, ndërsa ekipi i nxënësve të Shkollës Ekonomike “8 Shtatori”, nga Tetova me planin “Ad Power” dhe ekipi i nxënësve nga Gjimnazi “Ibrahim Temo”, nga Struga me planin e titulluar “ Animal Welfare Works” ishin fituesit e vendit të dytë, ndërsa shkolla e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” nga Tetova, me planin “FlanAn” dhe ekipi i shkollës së mesme “Niko Nestor” me planin "Luxury Gold", nga Struga ishin fitues të vendit të tretë.

“Dua t’ju inkurajoj, që të merrni pjesë në këto sisteme garuese sepse nuk është edhe gjithaq e rëndësishme se kush do të fitoj, por e rëndësishme është se në këto gara zhvillohet shpirti garues dhe lindin rrjetëzime mes vetë pjesëmarrësve”, tha mes tjerash në fjalën e hapjes Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë Prof. Asoc. Dr Hyrije Abazi-Alili në prezantimin e saj frymëzues i falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për pjesëmarrjen dhe theksoi se “sot roli jonë është t’ju inspirojmë që të garoni për prezantimin më të mirë dhe idenë më inovative”.

Lidhur me aktivitetet e GIZ, foli Evzi Hani ndërsa për Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit, prezantoi Blerina Zendeli.

Në kuadër të aktiviteteve të Kampit veror nxënësit patën mundësi të vizitojnë Parkun Teknologjik dhe të takohen me udhëheqës biznesesh dhe studentë të punësuar në këto biznese.

Google+