Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt punëtori për Strategjinë Kombëtare Zhvillimore

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të jep kontributin shoqëror në të gjitha segmentet e zhvillimit institucional. Në funksion të kësaj, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (11.05.2023), në Shkup, mori pjesë në Punëtorin me temë “Strategjia Kombëtare Zhvillimore”, në të cilën marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme, AMSHA dhe komuniteti akademik, përfaqësues të lartë të institucioneve të ndryshme qeveritare, të sektorit privat, dhomave ekonomike, donatorë ndërkombëtarë dhe palë të tjera të përfshira.

Punëtoria mbahet në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë Nacionale Zhvillimore, e cila ka për qëllim që të prioritizojë dhe përcaktojë propozim fushat strategjike, të cilat më tutje do të vlerësohen bashkërisht me shfrytëzimin e kritereve të përkufizuara për prioritizim.

Në këtë ngjarje fjalim mbajtën, Fatmir Bytiqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet ekonomike, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Sh.T. Matthew Lawson, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T. Henrik Markus, ambasador i Republikës së Sllovakisë dhe Armen Grigorjan, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Maqedonin e Veriut.

Google+