Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Forumi Ekonomik e Financiar i Shkupit: Fillimi i negociatave me BE-në i domosdoshëm për ekonominë

Me temën kryesore “ Integrimi Evropian dhe Prosperiteti Ekonomik” - (“Evropa - po, Evropa – tani”), sot (15 shtator 2023), në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik e Financiar i Shkupit.

Me panelin me temë: “Trendet Globale dhe Mundësitë e Biznesit”, udhëhoqi Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Në fjalimin e tij, me këtë rast, Rektori Bexheti, theksoi se në kushte kur ekonomia në vend po shënon trendë të ngadalta të zhvillimit, impulsi më i mirë për rimëkëmbje ekonomike do të ishte integrimi sa më i shpejt në BE.

“Prandaj, nuk ka ndonjë vendim më të rëndësishëm se fillimi i procesit të negociatave me BE-në, i cili do të kishte një ndikim të madh dhe psikologjik në pritshmëritë dhe siç dihet ekonomia reagon gjithmonë sipas pritshmërive. Vetëm një indikator shtesë rreth arsyes pse Evropa sot është qasja në fondet e BE-së, që është mbi 20 herë më e lartë se të qenit vend kandidat.”, theksoi Rektori Bexheti.

Konferencën e hapi Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Financave, Fatmir Besimi, kurse fjalimin kryesor e mbajti Johannes Hahn, Komisar për Buxhet dhe Administrim i BE-së.

Në konferencën vjetore, morën pjesë përfaqësues të institucioneve më relevante ndërkombëtare, të shoqërisë civile, akademikë, ekspertë, përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe palë të tjerë të interesit, të cilët mund të veprojnë në përmirësimin e dialogut politik lidhur me temat ekonomike dhe financiare me interes nacional dhe regjional.

Google+