Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Komunikatë

Komunikatë

Universiteti i Evropës Juglindore e njofton opinionin se sot(27.09.2023), rreth orës 10:00, në hapësirat e objekteve të Konviktit, për motive ende të panjohura, ka ndodhur një zënkë ndërmjet 2-3 studentëve ndërkombëtarë. Gjatë zënkës incidentalisht njëri nga studentët pjesëmarrës ka pësuar lëndime dhe i njëjti menjëherë është dërguar në Spital.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente, të cilat po punojnë në zbardhjen e të njëjtit.

Universiteti në veçanti po e ndjek gjendjen e studentit të lënduar, të cilit i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

Universiteti i falënderon institucionet, posaçërisht ato shëndetësore për reagimin dhe veprimin në kohë.

Google+