“Iniciativa Globale për 100 milion studentë” u mundëson studentëve të UEJL-së dhe të partnerëve të tjerë në këtë iniciativë, edukim të cilësisë botërore në 40 gjuhë të ndryshme pa kosto. Po ashtu, studentët e avancuar, do të kenë mundësi të aplikojnë për bursë të mundshme për të përfunduar studimet master në Thunderbird.
Memorandumi është nënshkruar të mërkurën (27 shtator 2023), në Prishtinë së bashku me universitetet tjera nga rajoni.
Thunderbird School of Global Management është shkolla më e njohur në botë për mësimdhënien online ndërsa Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), është i ranguar si Universiteti më i mirë në SHBA për inovacion.
Thunderbird School of Global Management, synon të ofrojë arsim online falas për 140.000 studentë në gjithë rajonin e Ballkanit, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
