Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti pjesëmarrës i konferencës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale të këshillave fiskal në vendet e Ballkanit Perëndimor

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Fiskal të RMV-së ishte pjesëmarrës në konferencën dyditore (18 dhe 19 dhjetor), që u mbajt në Vjenë, në organizim të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.

Qëllimi i konferencës ishte ndërtimi i kapaciteteve institucionale të këshillave fiskal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mbështetja e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian ishte shtytësi kryesor në krijimin dhe konstituimin e Këshillit Fiskal në Maqedoninë e Veriut. Roli i këtij institucioni fiskal të pavarur mbetet në fokus primar për konsolidim fiskal dhe performance prudente fiskale në vend që është edhe një nga parakushtet kryesore për konvergjencë fiskale me BE-në në procesin e negociatave e jo vetëm.”, thotë Rektori Bexheti.

Këshilli Fiskal nëpërmjet informimit për gjendjen faktike të politikës fiskale kontribuon në nxitjen e transparencës më të madhe, përgjegjësisë dhe forcimit të besueshmërisë së menaxhimit të buxhetit.

Google+