Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përkujtohet figura e presidentit amerikan Woodrow Wilson

Në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve(ITSHKSH),sot (2.02.2024), në Shkup, me një manifestim solemn u shënua 100 vjetori i vdekjes së Presidentit të 28-të të SHBA-së, Woodrow Wilson.

Me praninë e tyre në këtë ngjarje e nderuan përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësues të Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad.Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti, studiues shkencorë e intelektualë.

Në këtë manifestim fjalim rasti mbajti edhe Rektori i UEJL-së Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili e përshkroi Presidentin Wilson si një avokues të vlerave universale.

“Presidenti Wilson, duke e marrë parasysh kohën e vështirë politike, ndërtoi themelet e një sistemi ndërkombëtar vlerash, duke mbështetur misionin e tij në parimet e paqes, demokracisë dhe vetëvendosjes, nga të cilët shqiptarët fituan një mbrojtje të kufijve të territorit të tyre.”, tha mes tjerash Rektori.

Google+