Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnim me profesorët e shkollave të mesme për Planin më të mirë të biznesit

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, sot (4 mars 2024), mbajti trajnimin me mësimdhënësit e shkollave të mesme në kuadër të garës për “Biznes planin më të mirë të biznesit”, që do të mbahet më 26 prill. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që mësimdhënësit të trajnohen, që të kenë mundësi t’i inkurajojnë dhe t’i udhëzojnë maturantët për pjesëmarrje sa më cilësore në këtë garë.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i porositi profesorët e shkollave të mesme që t’i nxisin nxënësit e tyre të jenë në hap me risitë në ekonomi dhe se gjithmonë në idetë e thjeshta qëndrojnë zgjidhjet e mëdha.

“Prandaj, udhëzoni nxënësit që të konkurrojnë me tema sa më inovative e në veçanti në ristrukturimin e ekonomive, që po ndodhin gjithnjë e më shpejtë. ”, tha rektori Bexheti.

“Ky është viti i tretë, që organizohen garat dhe qëllimi i këtij trajnimi është të shohim dinamikën dhe trendët për të patur gara sa më të suksesshme”, tha dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi Alili.

Trajnimi u zhvillua në sesione, në të cilat u prezantuan raste studime dhe modele të planeve të suksesshme të biznesit.

Google+