Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shkolla Juridike Dimërore u mbajt në UEJL

Rreth 250 maturantë të shkollave të mesme të Tetovës dhe Dibrës, morën pjesë në “Shkollën Juridike Dimërore”, të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, kampusi në Tetovë.

Qëllimi i mbajtjes së këtij aktiviteti ishte njohja e të rinjve me konceptet themelore të drejtësisë.

Temat e trajtuara zgjuan një interes të veçantë te të rinjtë të cilët përmes pyetjeve dhe diskutimeve me ligjëruesit shuan kuriozitetet e tyre rreth këtyre temave.

Në fund, si përmbyllje me sukses e aktivitetit për nxënësit u ndanë certifikata për pjesëmarrje, ndërkaq për profesorët e shkollave të mesme dhe ligjëruesit mirënjohje.

Google+