Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë fitues të dy çmimeve të para në garat nacionale të gjykimit të simuluar

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore, të premten (12.04.2024), morën pjesë në garën nacionale të fakulteteve juridike të vendit dhe fituan dy çmimet e para për dy role kryesore të gjykimit të simuluar penal - Gjykatës më i mirë dhe Prokuror Publik më i mirë.

Grupi i studentëve, të cilët e përfaqësuan Fakultetin Juridik të UEJL i përbërë nga studentët: Meri Markoviq - gjykatëse, Gentijana Reka - Prokurore, Martina Ristoska - avokate, Denis Rushiri - i pandehur, Liridona Uzairi, Petar Petreski, Miran Ferati dhe Rilind Ramadani -dëshmitarë, i mentoruar nga profesoreshat Blerta Ahmedi dhe Arta Mero.

Fakulteti Juridik, UEJL merr pjesë në këto gara shtetërore tanimë disa vite me radhë në garë me fakultetet e tjera juridike nga universitetet “Goce Delçev”, “Kliment Ohridski”, Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ky organizim u realizua nga IDLO, ambasada e SHBA-ve në RMV dhe klinikat juridike të fakulteteve juridike pjesëmarrëse.

Google+