Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL vazhdon me standardet ndërkombëtare – ripërtërinë certifikimin me standardin prestigjioz ndërkombëtar ISO 9001:2015 nga TÜV NORD

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt përsosmërisë institucionale, duke vazhduar edhe për 3 vite certifikimin me standardin prestigjioz ndërkombëtar ISO 9001:2015 nga TÜV NORD.

Kjo certifikatë konfirmon se UEJL përmbush standardet më të larta ndërkombëtare në sistemin e menaxhimit të cilësisë, duke garantuar që të gjitha proceset administrative dhe akademike zhvillohen në mënyrë të strukturuar, transparente dhe në funksion të përvojës sa më cilësore të studentëve.

Procesi i certifikimit ka përfshirë një vlerësim gjithëpërfshirës të funksionimit institucional, duke përfshirë procedurat e pranimit të studentëve, organizimin e mësimdhënies, shërbimet studentore dhe mekanizmat e përmirësimit të vazhdueshëm.

Rezultatet e këtij vlerësimi dëshmojnë përkushtimin e UEJL-së për të ofruar arsim të standardeve evropiane dhe për të ndërtuar një mjedis akademik modern dhe të besueshëm.

Google+