“Kënaqësia e të punësuarve: Faktorë që ndikon në performancën e kompanive në regjionin e Pollogut”, me bashkautor Izet Zeqiri, Brikend Aziri dhe Jeton Mazllami, profesorë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit është libri i fundit i tyre i botuar nga shtëpia e njohur botuese Lambert Academic Publishing nga Gjermania (ISBN: 978-3-8383-9710-8).
Ky libër është si rezultat i projektit të hulumtimit me titull të njëjtë që u zhvillua nga autorët dhe i njëjti u financua nga Fondi për mbështetjen e kërkimit shkencor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Objektiv i projektit në fjalë nuk ishte vetëm anketimi për nivelin e kënaqësisë së punësuarve në kompanitë nga rajoni i Pollogut, por edhe përcaktimi nëse qasjet kryesore teorike janë të aplikueshme në këtë rajon. Konkluzionet dhe rekomandimet e paraqitura në fund të librit dalin nga rezultatet e hulumtimit empirik të kryer në rreth 155 kompani nga sektorë të ndryshëm në regjionin e Pollogut. Një numër i përgjithshëm prej 2,000 të punësuarve kanë qenë të anketuar për nevojat e projektit kërkimor. Rezultatet e arritura përmes këtij projekti janë të bazuara në hulumtime shkencore dhe praktikë dhe si mund të përdoren lirshëm nga drejtuesit e organizatave të biznesit në tendencat e tyre për të rritur performansën e kompanive të tyre.
Botohet libri “Kënaqësia e të punësuarve: Faktor që ndikon në performancën e kompanive në Pollog"
27 shtator 2010Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL