Këto ditë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha priti në Tiranë rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dikën dhe rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametin, si dhe kryetarin e Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Prof. Dr. Veton Latifin.
Kryeministri Berisha i përgëzoi mysafirët nga Maqedonia për angazhimin e tyre në zhvillimin e arsimit sipëror shqip në Maqedoni. Ai, me këtë rast e kishte vlerësuar lart kontributin e bashkësisë akademike në të dy universitetet, në frymën e një arsimimi evropian.
Kryeministri shqiptar në vazhdim kishte paraqitur një ekspoze lidhur me zhvillimet dhe reformat në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri, si dhe hapat drejt një progresi ekonomik dhe infrastrukturor që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në këtë drejtim.
Delegacioni universitar nga Maqedonia në këtë takim e ka njoftuar kryeministrin Berisha përkitazi me zhvillimet e institucioneve që ata drejtojnë, duke shprehur pikëpamjet e tyre rreth trendeve aktuale të politikave arsimore në rajon dhe më gjerë. Ata, gjithashtu kishin shprehur edhe idenë rreth mundësisë dhe formave të ndryshme të thellimit të bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe bashkësive akademike të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kryeministri Sali Berisha priti në Tiranë rektorët e dy universiteteve shqiptare nga Maqedonia
25 shtator 2012Këto ditë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha priti në Tiranë rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dikën dhe rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametin, si dhe kryetarin e Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Prof. Dr. Veton Latifin.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO