Gjatë ligjëratës së tij profesori Jonathan Tankel u fokusua në temën: “Filozofia dhe estetika e audio produksionit medial dhe pse është e rëndësishme për studentët që ta mësojnë atë”. Ndërkaq, profesori Jane Banks mbajti një prezantim në temën: “Kapitali kulturor dhe arsimimi multikulturor- zbatimet potenciale në Maqedoni”.
Prodekani dhe përgjegjësi i Departamentit të shkencave të komunikimit në UEJL,Doc.Dr.Veton Latifi thotë se në këtë departament vazhdimisht organizohen ligjërata me professor të njohur nga universitete të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve.
Studentët me interes i ndoqën ligjëratat, ndërsa parashtruan pyetje të ndryshme për temat në fjalë.
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.