Qëllimet e programit studimor janë:
- Përvetësimi i njohurive për punën sociale me individë, familje, grupe dhe komunitete lokale që janë në rrezik shoqëror ose përballen me probleme sociale.
- Përvetësimi i njohurive për tejkalimin e pabarazive shoqërore dhe kontributin ndaj grupeve sociale të ndjeshme.
- Përvetësimi i njohurive për dhënie të shërbimeve pa diskriminim në bazë të racës, gjinisë, etnisë, përkatësisë religjioze, statusit ekonomik, moshës, etj.
- Përvetësimi i njohurive për krijimin e politikave sociale në fushat e mbrojtjes sociale, sigurimit social, punësimit, arsimimit, strehimit, etj.
Programi studimor do të ketë kontribut të rëndësishëm në aftësimin e studentëve për të zhvilluar njohuri inovative, aftësi, shkathtësi dhe kompetenca nga fusha e punës sociale dhe politikës sociale. Si e tillë do të ketë kontribut të rëndësishëm në aftësimin e studentëve të ndërtojnë karrierë profesionale duke fituar kualifikime të arsimit të lartë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Për këtë qëllim, ky program krijon kuadro të cilat do të menaxhojnë me shërbimet sociale, me shkathtësitë e duhura për dhënie të shërbimeve të përshtatura për ti përmbushur problemet bashkëkohore shoqërore të individëve dhe shoqërisë. Në përputhje me strategjitë dhe programet në nivel qendor dhe lokal, në drejtim të përforcimit të rolit të qendrave sociale dhe de- institucionalizimit, të diplomuarit nga ky program do tu përgjigjen nevojave për kapacitete njerëzore në këto struktura dhe sisteme.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Tregon aftësi dhe kupton fushën shkencore të studimit e cila rritet mbi arsimin e mëparshëm duke përfshirë edhe njohuritë nga fusha teorike, praktike, perspektivat konceptuale krahasuese dhe kritike në fushën e studimit të punës sociale dhe politikës sociale dhe sipas metodologjisë së duhur. Kuptimi i një fushe specifike dhe njohja e çështjeve aktuale në lidhje me hulumtimet shkencore dhe burimet e reja të njohurive në sferën sociale. Demonstron njohuri dhe kupton teori të ndryshme, metodologji në punën sociale dhe politikën sociale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Mund të zbatojë njohurinë dhe kuptimin në mënyrë që tregon qasje profesionale në punën apo profesionin. Tregon kompetenca për identifikim, analizë dhe zgjidhje të problemeve me të cilat përballen individët, familjet, grupet, bashkësitë lokale dhe fenomenet e tjera në fushën sociale. Ka aftësi për të gjetur dhe vërtetuar argumentet në korniza të fushës së studimit.
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësi të mbledhë, analizojë, vlerësojë dhe prezantojë informacionet, idetë, konceptet nga të dhënat relevante brenda kompetencave të sistemit për mbrotje sociale. Sjell vlerësim të duhur duke marrë parasysh aspektet personale, shoqërore, shkencore dhe praktike që duhet ti ketë punonjësi social. Aftësi për të vlerësuar çështje teorike dhe praktike, të jep sqarime për shkaqet dhe të zgjedhë zgjidhjen e duhur.
Aftësitë e komunikimit
Aftësi të komunikojë dhe diskutojë me publikun profesional dhe jo professional për informata, ide, probleme dhe zgjidhje. Aftësi për pjesëmarrje të pavarur, me qasje profesionale në diskutime specifike shkencore dhe ndërdisiplinore.
Aftësitë e të mësuarit
Merr iniciativën për të identifikuar nevojat për njohuri dhe mësim të mëtutjeshëm me një nivel të lartë të pavarësisë.
Semestri 1
-
[CM139]
[6 SETK]
Etika e punës sociale
Qëllimi i lëndës është që studenti:
-Të ketë njohuri dhe ta kuptojë semantikën dhe konceptet e moralit e të etikës, standardet e sjelljes, arsyetimin moral dhe filozofinë morale.
- Të zhvillojë qëndrim për pozitën e moralit në jetën profesionale.
- Тë formojë qëndrime të qarta për të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në administratën publike dhe atë shtetërore.
- Të ketë aftësi për t’u ballafaquar me situata problematike etike.
- Ta ketë ndjenjën e karakterit të nevojshëm në profesionin e administratorit.
- Të njihet me literaturën për etikën në sferën e administrimit publik.
- Të ketë gatishmëri për të përdorur mjete të komunikimit dhe të respektojë standardet etike në punën në institucionet shtetërore dhe aktorëve publikë.
-
[CM140]
[6 SETK]
Puna sociale në sektorin e OJQ-ve
Të fitojë njohuri shkencore dhe të thelluara të qasjeve më të rëndësishme për problemet e të rinjve në shoqëri dhe të studiojnë mënyrat me të cilat grupet e ndryshme të të rinjve marrin pjesë në jetën shoqërore, ndërtimin e nënkulturave specifike dhe stilet e jetës. Studentët njihen me politikën rinore të shtetit.
-
[CM141]
[6 SETK]
E drejta e punës dhe marrëdhëniet e punës
E drejta e punës është një disiplinë e veçantë dhe e pavarur e së drejtës në sistemin ligjor. Subjekti themelor i studimit dhe rregullimit janë marrëdhëniet e punës në vetvete. Programi i lëndës e drejta e punës përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë - Çështjet e përgjithshme dhe themelore të Ligjit të punës dhe Pjesa e dytë - Marrëdhëniet e punës. Pjesa e parë mbulon çështje të përgjithshme-teorike si: lënda, përkufizimi, kuptimi, vendi në sistemin ligjor, karakteristikat, lidhja me ligjin e punës me disiplina të tjera ligjore, zhvillimi, burimet vendore dhe ndërkombëtare. Përveç vërejtjeve hyrëse, në këtë seksion, vëmendje e konsiderueshme u është kushtuar marrëveshjeve kolektive dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
-
[EM495] Puna sociale dhe mbrojtja shëndetësore
Të fitojnë njohuri për përvojën teorike dhe praktike të zbatimit të mbrojtjes sociale. Studentët, duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet moderne për mbrojtjen e klientëve dhe për t'u mundësuar atyre që ta zbatojnë atë.
-
[EM496] Puna sociale në arsim
Të fitojnë njohuri të avancuara dhe specifike për kushtet sociale në të cilat zhvillohen institucionet arsimore. Të komunikojë kuptimin e tyre për këto kushte dhe ndryshimet shoqërore nga hulumtimi arsimor, qoftë me gojë ashtu edhe me shkrim;
Bërjen e studimeve të vogla përmes:
1. Përgatitja e pyetjeve përkatëse kërkimore;
2. Bërja e studimeve;
3. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave në mjediset arsimore dhe sociale;
4. Prezantimi i rezultateve në raporte të shkurtra kërkimore.
-
[EM498] Puna preventive dhe sociale
Të fitohen njohuri në thellësi të parandalimit si mënyra themelore dhe më e mirë e mbrojtjes kundër çrregullimeve mendore, çrregullimeve të sjelljes dhe lloje të tjera të problemeve psiko-sociale, metodat dhe parimet e parandalimit primar, sekondar dhe terciar. Të fitojë njohuri për rolin e shërbimeve sociale në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të parandalimit, krijimin e programeve parandaluese, përfshirjen e jo-profesionistëve në aktivitetet parandaluese.
-
[EM499] Mbrojtja e fëmijëve
Të fitojë njohuri të thella për aspektet ligjore të mbrojtjes së fëmijëve (aspektin socio-politik dhe normativ-institucional), duke u fokusuar në të drejtat themelore të fëmijëve të përcaktuara në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, si dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre.
-
[EM500] Zgjidhja e konflikteve
Njohuri të avancuara për një qasje shkencore për zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpërmjet metodave moderne.
Për t'u njohur me mjetet dhe aktivitetet që lidhen me parandalimin e konflikteve, ku ai do të jetë në gjendje të zbulojë me kohë burimet e mundshme.
Fitimi i njohurive adekuate për pjesëmarrje aktive në proceset paqeruajtëse, si dhe përgatitja e strategjisë dhe taktikave për aftësi të suksesshme negociuese në procesin e negocimit.
Zbatimi i një metodologjie të veçantë të strategjisë dhe taktikave në procesin e negociatave.
-
[EM501] Ekonomia e politikës sociale
Prezantimi i kategorive bazë ekonomike që janë të rëndësishme për të kuptuar proceset ekonomike dhe sociale. Të fitojë njohuri dhe përvojë në lidhjen e ekonomisë dhe sistemit social dhe ndikimin në marrëdhëniet dhe politikat shoqërore.
-
[EM502] Intervenimet emergjente në punën sociale
Të fitojë njohuri të thella të parimeve themelore të metodave të punës sociale klinike, si dhe problemet themelore psiko-sociale me të cilat ballafaqohen pacientët që kanë nevojë për hospitalizim dhe nevojat e familjeve të tyre.
Të fitojë njohuri për faktorët socialë që ndikojnë në shëndetin, qasjet dhe metodat e punës sociale me njerëz me probleme të ndryshme shëndetësore në kujdesin shëndetësor, institucional dhe joinstitucional, si dhe fitimin e njohurive për problemet shëndetësore si pasojë e stresit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore profesionale
-
[EM503] Puna sociale në organizimin e komunitetit
Studentët marrin njohuri shkencore dhe të thella për kontributin e punës sociale në planifikimin, organizimin, zhvillimin dhe forcimin e komunitetit lokal.
-
[EM504] Punë sociale me njerëz me nevoja të veçanta
Studentët fitojnë njohuri të paanshme për përvojën teorike dhe praktike të zbatimit të kujdesit social. Studentët, duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet moderne për mbrojtjen e përdoruesve dhe për t'u mundësuar atyre që ta zbatojnë atë.
-
[EM505] Varfëria dhe puna sociale
Të fitojnë njohuri shkencore dhe në thellësi rreth fenomenit të varfërisë dhe përjashtimit social dhe për të fituar njohuri për analizimin e problemeve dhe masave që merren për çrrënjosjen e saj.
-
[EM506] Analiza dhe dizajnimi i pyetësorëve
Qëllimi i lëndës është që të përqendrohet në dy qasje të përgjithshme për analizën e të dhënave, domethënë, në atë sasiore dhe cilësore. Në aspektin e analizës sasiore, ajo fokusohet në përdorimin e analizave statistikore në aspektin e analizës cilësore në të cilën përcaktohet se si ato qasje që nuk përfshijnë qasjet sasiore - ose qasjet që nuk përdorin manipulimin numerik. Gjithashtu, ky kurs do të analizojë dhe prezantojë studimet e rasteve, metodat e hulumtimit, pjesët e hulumtimeve sociale, qasjet në hartimin e hulumtimit, zbatimin e dizajnit empirik dhe analizën multivariate.
-
[EFIN0104] Financat publike
Studentëve u sigurohet njohuri lidhur me financat publike, si një nga rolet kryesore të politikave makroekonomike dhe instrumenteve themelore për funksionimin e një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. Studentët njoftohen me njohuri për të mirat publike dhe shpenzimet, alokimin dhe rialokimin e të hyrave, aspektet krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre të tranzicionit, specifikat e sistemeve fiskale ne Maqedoninë e Veriut, trendet dhe sfidat e të njëjtave, decentralizimi fiskal, etj.
Njoftohen me njohuri profesionale lidhur me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore, si instrumente kryesore të politikës fiskale, procedurave rreth përgatitjes, përpunimit, përmbledhjes, miratimit, krahasimit dhe kontrollit të buxhetit, si dhe teknikave të buxhetit si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror.
-
[EM507] Strategjitë për kërkim të punës
Lënda është projektuar t’i inkurajojë studentët në procesin e planifikimit të hershëm dhe zhvillimit të karrierës. Procesi përfshin vetanalizimin e thellë, hulumtimin e karrierës, planifikimin dhe mbikëqyrjen e strategjive paraprake për punësim, etj. Filozofia e lëndës është që ky proces është i vazhdueshëm, sistematik dhe ka për qëllim një jetë të plotësuar me punë, që është pjesë e planit të përgjithshëm për zhvillim personal.
-
[EM508] Udhëheqja dhe të mësuarit
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mënyrën se si liderët dhe udhëheqësit i zhvillojnë dhe si i zbatojnë arritjet e misionit dhe vizionit në një organizatë të dhënë në sektorin publik; zhvillimin e vlerave të nevojshme për sukses afatgjatë dhe zbatimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve dhe shprehive të përshtatshme; si liderët dhe udhëheqësit janë personalisht të përfshirë në sigurimin që sistemet e menaxhimit të sigurisë, do të zhvillohen dhe zbatohen. Gjithashtu i njofton për mënyrën se si organizata e realizon misionin dhe vizionin e saj përmes një strategjie të qartë të bazuar në pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara, të mbështetur nga të gjitha politikat relevante, planet, qëllimet dhe proceset.
Semestri 2
-
[CM142]
[6 SETK]
Bazat e Këshillimit
Qëllimi i kësaj lënde është të ofrojë studentëve një përvojë teorike dhe praktike për kryerjen e këshillimit dhe vlerësimit në punën sociale. Studentët duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet bashkëkohore të këshillimit dhe vlerësimit në punën sociale dhe zbatimin e tyre në punën sociale.
-
[CM143]
[6 SETK]
Puna e të rinjve në komunitet
Përmes kësaj lënde ofrohet një perspektivë bashkëkohore socio-politike e politikës dhe rinisë si grupacioni më thelbësor i shoqërisë. Rinia e sotme, përveç që është temë e analizave të shumta shkencore, ajo në të vërtetë gjendet para sfidave të mëdha vendore dhe globale për karrierën dhe ekzistencën e saj. Të rinjtë janë pjesë përbërëse e një grupacioni ku janë lindur dhe jetojnë. Por, njëherësh ata janë pjesë përbërëse e një strukture të ndërlikuar të organizimit, e cila i ka problemet e veta sidomos me institucionet politike. Në suazat e lëndës, do të sublimohen të gjitha dilemat teorike dhe praktike në sferën e relacionit të gjeneratës rinore me jetën politike dhe institucionet e shoqërisë demokratike. Procesi i socializimit të gjeneratës së re, pjesëmarrja në jetën politike dhe publike. Frojdi këtë e quan super ego, ndërsa Herbert Mid komunikim me mjedisin. Do të përfshihen temat vijuese: procesi i liberalizmit dhe rinia, shëndetësia publike dhe dukuritë patologjike, siç janë: alkoolizmi, droga, prostitucioni, huliganizmi etj. Në bazë të faktit që rinia është ardhmëria e shoqërisë - a kemi ne participim adekuat politik? Temat, të cilat do të shtjellohen lidhen me problemet e adoleshentëve, bashkëpunimin me shoqërinë, aktivizimin, jetën politike të rinisë, grupet e të rinjve-bandat, lëvizjet rinore, ndryshimet shoqërore në shkollë, lagje, etj.
-
[CM144]
[6 SETK]
Planifikimi i zhvillimit social
Studentët fitojnë njohuri për arritjet shkencore në fushën e zhvillimit social, rëndësinë dhe nevojën për dinamikën e zhvillimit shoqëror, format e tij, metodat dhe fushat e shprehjes, përpilimin, planifikimin dhe kompetencat.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
-
[EM495] Puna sociale dhe mbrojtja shëndetësore
Të fitojnë njohuri për përvojën teorike dhe praktike të zbatimit të mbrojtjes sociale. Studentët, duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet moderne për mbrojtjen e klientëve dhe për t'u mundësuar atyre që ta zbatojnë atë.
-
[EM496] Puna sociale në arsim
Të fitojnë njohuri të avancuara dhe specifike për kushtet sociale në të cilat zhvillohen institucionet arsimore. Të komunikojë kuptimin e tyre për këto kushte dhe ndryshimet shoqërore nga hulumtimi arsimor, qoftë me gojë ashtu edhe me shkrim;
Bërjen e studimeve të vogla përmes:
1. Përgatitja e pyetjeve përkatëse kërkimore;
2. Bërja e studimeve;
3. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave në mjediset arsimore dhe sociale;
4. Prezantimi i rezultateve në raporte të shkurtra kërkimore.
-
[EM498] Puna preventive dhe sociale
Të fitohen njohuri në thellësi të parandalimit si mënyra themelore dhe më e mirë e mbrojtjes kundër çrregullimeve mendore, çrregullimeve të sjelljes dhe lloje të tjera të problemeve psiko-sociale, metodat dhe parimet e parandalimit primar, sekondar dhe terciar. Të fitojë njohuri për rolin e shërbimeve sociale në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të parandalimit, krijimin e programeve parandaluese, përfshirjen e jo-profesionistëve në aktivitetet parandaluese.
-
[EM499] Mbrojtja e fëmijëve
Të fitojë njohuri të thella për aspektet ligjore të mbrojtjes së fëmijëve (aspektin socio-politik dhe normativ-institucional), duke u fokusuar në të drejtat themelore të fëmijëve të përcaktuara në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, si dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre.
-
[EM500] Zgjidhja e konflikteve
Njohuri të avancuara për një qasje shkencore për zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpërmjet metodave moderne.
Për t'u njohur me mjetet dhe aktivitetet që lidhen me parandalimin e konflikteve, ku ai do të jetë në gjendje të zbulojë me kohë burimet e mundshme.
Fitimi i njohurive adekuate për pjesëmarrje aktive në proceset paqeruajtëse, si dhe përgatitja e strategjisë dhe taktikave për aftësi të suksesshme negociuese në procesin e negocimit.
Zbatimi i një metodologjie të veçantë të strategjisë dhe taktikave në procesin e negociatave.
-
[EM501] Ekonomia e politikës sociale
Prezantimi i kategorive bazë ekonomike që janë të rëndësishme për të kuptuar proceset ekonomike dhe sociale. Të fitojë njohuri dhe përvojë në lidhjen e ekonomisë dhe sistemit social dhe ndikimin në marrëdhëniet dhe politikat shoqërore.
-
[EM502] Intervenimet emergjente në punën sociale
Të fitojë njohuri të thella të parimeve themelore të metodave të punës sociale klinike, si dhe problemet themelore psiko-sociale me të cilat ballafaqohen pacientët që kanë nevojë për hospitalizim dhe nevojat e familjeve të tyre.
Të fitojë njohuri për faktorët socialë që ndikojnë në shëndetin, qasjet dhe metodat e punës sociale me njerëz me probleme të ndryshme shëndetësore në kujdesin shëndetësor, institucional dhe joinstitucional, si dhe fitimin e njohurive për problemet shëndetësore si pasojë e stresit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore profesionale
-
[EM503] Puna sociale në organizimin e komunitetit
Studentët marrin njohuri shkencore dhe të thella për kontributin e punës sociale në planifikimin, organizimin, zhvillimin dhe forcimin e komunitetit lokal.
-
[EM504] Punë sociale me njerëz me nevoja të veçanta
Studentët fitojnë njohuri të paanshme për përvojën teorike dhe praktike të zbatimit të kujdesit social. Studentët, duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet moderne për mbrojtjen e përdoruesve dhe për t'u mundësuar atyre që ta zbatojnë atë.
-
[EM505] Varfëria dhe puna sociale
Të fitojnë njohuri shkencore dhe në thellësi rreth fenomenit të varfërisë dhe përjashtimit social dhe për të fituar njohuri për analizimin e problemeve dhe masave që merren për çrrënjosjen e saj.
-
[EM506] Analiza dhe dizajnimi i pyetësorëve
Qëllimi i lëndës është që të përqendrohet në dy qasje të përgjithshme për analizën e të dhënave, domethënë, në atë sasiore dhe cilësore. Në aspektin e analizës sasiore, ajo fokusohet në përdorimin e analizave statistikore në aspektin e analizës cilësore në të cilën përcaktohet se si ato qasje që nuk përfshijnë qasjet sasiore - ose qasjet që nuk përdorin manipulimin numerik. Gjithashtu, ky kurs do të analizojë dhe prezantojë studimet e rasteve, metodat e hulumtimit, pjesët e hulumtimeve sociale, qasjet në hartimin e hulumtimit, zbatimin e dizajnit empirik dhe analizën multivariate.
-
[EFIN0104] Financat publike
Studentëve u sigurohet njohuri lidhur me financat publike, si një nga rolet kryesore të politikave makroekonomike dhe instrumenteve themelore për funksionimin e një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. Studentët njoftohen me njohuri për të mirat publike dhe shpenzimet, alokimin dhe rialokimin e të hyrave, aspektet krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre të tranzicionit, specifikat e sistemeve fiskale ne Maqedoninë e Veriut, trendet dhe sfidat e të njëjtave, decentralizimi fiskal, etj.
Njoftohen me njohuri profesionale lidhur me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore, si instrumente kryesore të politikës fiskale, procedurave rreth përgatitjes, përpunimit, përmbledhjes, miratimit, krahasimit dhe kontrollit të buxhetit, si dhe teknikave të buxhetit si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror.
-
[EM507] Strategjitë për kërkim të punës
Lënda është projektuar t’i inkurajojë studentët në procesin e planifikimit të hershëm dhe zhvillimit të karrierës. Procesi përfshin vetanalizimin e thellë, hulumtimin e karrierës, planifikimin dhe mbikëqyrjen e strategjive paraprake për punësim, etj. Filozofia e lëndës është që ky proces është i vazhdueshëm, sistematik dhe ka për qëllim një jetë të plotësuar me punë, që është pjesë e planit të përgjithshëm për zhvillim personal.
-
[EM508] Udhëheqja dhe të mësuarit
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mënyrën se si liderët dhe udhëheqësit i zhvillojnë dhe si i zbatojnë arritjet e misionit dhe vizionit në një organizatë të dhënë në sektorin publik; zhvillimin e vlerave të nevojshme për sukses afatgjatë dhe zbatimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve dhe shprehive të përshtatshme; si liderët dhe udhëheqësit janë personalisht të përfshirë në sigurimin që sistemet e menaxhimit të sigurisë, do të zhvillohen dhe zbatohen. Gjithashtu i njofton për mënyrën se si organizata e realizon misionin dhe vizionin e saj përmes një strategjie të qartë të bazuar në pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara, të mbështetur nga të gjitha politikat relevante, planet, qëllimet dhe proceset.
Semestri 3
-
[MCDP1010]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësitë shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
-
[CM145]
[6 SETK]
Menaxhimi Social
Lënda do ti trajtojë konceptet dhe mjetet që lidhen me menaxhimin e organizatave shoqërore, si dhe konceptin e ndikimit kolektiv. Gjithashtu, synon t'i ekspozojë studentët në një perspektivë menaxhimi që është një alternativë ndaj qasjeve tradicionale të menaxhimit të organizatave shoqërore; një qasje të qeverisjes shoqërore bazuar në një koncept të vetëm të një roli profesional.
-
[CM146]
[6 SETK]
Organizimi i administratës dhe shërbimeve sociale
Studentët do t’i mësojnë njohuritë themelore për organizimin dhe funksionimin efektiv të punës së zyrës në organet shtetërore, autoritetet lokale dhe institucione dhe ndërmarrje të ndryshme. Qëllimi i studimit të kësaj lënde është që studentët të jenë të gatshëm në nivelin e kërkuar për të qenë në gjendje të përfundojnë plotësisht detyrat e tyre në mënyrë efektive dhe me përgjegjësi.
-
[CM147]
[6 SETK]
Politika sociale e Bashkimit evropian
Të fitojë njohuri të thella të politikës së sovranitetit social të praktikuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe të fitojë aftësi për të aplikuar programet specifike sociale të BE-së në një kontekst kombëtar.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
-
[EM495] Puna sociale dhe mbrojtja shëndetësore
Të fitojnë njohuri për përvojën teorike dhe praktike të zbatimit të mbrojtjes sociale. Studentët, duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe diskutojnë qasjet moderne për mbrojtjen e klientëve dhe për t'u mundësuar atyre që ta zbatojnë atë.
-
[EM496] Puna sociale në arsim
Të fitojnë njohuri të avancuara dhe specifike për kushtet sociale në të cilat zhvillohen institucionet arsimore. Të komunikojë kuptimin e tyre për këto kushte dhe ndryshimet shoqërore nga hulumtimi arsimor, qoftë me gojë ashtu edhe me shkrim;
Bërjen e studimeve të vogla përmes:
1. Përgatitja e pyetjeve përkatëse kërkimore;
2. Bërja e studimeve;
3. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave në mjediset arsimore dhe sociale;
4. Prezantimi i rezultateve në raporte të shkurtra kërkimore.
-
[EM498] Puna preventive dhe sociale
Të fitohen njohuri në thellësi të parandalimit si mënyra themelore dhe më e mirë e mbrojtjes kundër çrregullimeve mendore, çrregullimeve të sjelljes dhe lloje të tjera të problemeve psiko-sociale, metodat dhe parimet e parandalimit primar, sekondar dhe terciar. Të fitojë njohuri për rolin e shërbimeve sociale në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të parandalimit, krijimin e programeve parandaluese, përfshirjen e jo-profesionistëve në aktivitetet parandaluese.
-
[EM499] Mbrojtja e fëmijëve
Të fitojë njohuri të thella për aspektet ligjore të mbrojtjes së fëmijëve (aspektin socio-politik dhe normativ-institucional), duke u fokusuar në të drejtat themelore të fëmijëve të përcaktuara në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, si dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre.
-
[EM500] Zgjidhja e konflikteve
Njohuri të avancuara për një qasje shkencore për zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpërmjet metodave moderne.
Për t'u njohur me mjetet dhe aktivitetet që lidhen me parandalimin e konflikteve, ku ai do të jetë në gjendje të zbulojë me kohë burimet e mundshme.
Fitimi i njohurive adekuate për pjesëmarrje aktive në proceset paqeruajtëse, si dhe përgatitja e strategjisë dhe taktikave për aftësi të suksesshme negociuese në procesin e negocimit.
Zbatimi i një metodologjie të veçantë të strategjisë dhe taktikave në procesin e negociatave.
-
[EM501] Ekonomia e politikës sociale
Prezantimi i kategorive bazë ekonomike që janë të rëndësishme për të kuptuar proceset ekonomike dhe sociale. Të fitojë njohuri dhe përvojë në lidhjen e ekonomisë dhe sistemit social dhe ndikimin në marrëdhëniet dhe politikat shoqërore.
-
[EM502] Intervenimet emergjente në punën sociale
Të fitojë njohuri të thella të parimeve themelore të metodave të punës sociale klinike, si dhe problemet themelore psiko-sociale me të cilat ballafaqohen pacientët që kanë nevojë për hospitalizim dhe nevojat e familjeve të tyre.
Të fitojë njohuri për faktorët socialë që ndikojnë në shëndetin, qasjet dhe metodat e punës sociale me njerëz me probleme të ndryshme shëndetësore në kujdesin shëndetësor, institucional dhe joinstitucional, si dhe fitimin e njohurive për problemet shëndetësore si pasojë e stresit.
Semestri 4
-
[MCPA4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.