
Programi: |
Qeverisja dhe udhëheqja në sektorin publik (2021/2022) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat Shoqërore Bashkëkohore |
Kodi i programit: | GMPS60 |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Magjistër në qeverisje dhe udhëheqja në sektorin publik |
SETK: | 60
(1 vit)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Programi studimor Qeverisje dhe udhëheqje në sektorin publik ka qasje multidisiplinare ndaj elementeve kryesore të studimit në fushën e qeverisjes dhe udhëheqjes publike, menaxhimin, drejtësinë dhe në fushën e shkencave socioekonomike. Në korniza të programit përshkruhen dhe identifikohen konceptet themelore, parimet e qeverisjes, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administratën publike siç janë ata që lidhen me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesi i politikave publike, ekonomia në sektorin publik dhe udhëheqja e sektorit publik.
Nëpërmjet të programit studimor studentët përgatiten për:
- Qeverisje dhe udhëheqje në sistemet organizative në sektorin publik;
- Zbatim të njohurive profesionale në përmbushjen e menaxhimit të procesit, burimeve njerëzore, buxheteve në institucionet e sektorit publik, sektori joqeveritar dhe në organizatat private;
- Të zhvilluar mendim kritik për modelin burokrat dhe të inkurajojnë dhe ndërtojnë kapacitet për zbatim të parimeve të menaxhimit të ri publik në institucionet e sektorit publik;
- Të zhvilluar kompetenca për të udhëhequr ciklin e projektit, me theks të veçantë në menaxhimin e bazuar në rezultate dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë;
- Të qenë në gjendje të zhvillojnë në mënyrë analitike rolin e shtetit dhe administratës publike në dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe në shtetet në rajon;
- Të njohur tendencat dhe veprimet bashkëkohore në vend në institucionet publike dhe në udhëheqjen publike në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara;
- Të qenë në gjendje të marrin iniciativë për të identifikuar dhe adresuar nevojat për mësim të institucioneve shtetërore dhe administratës publike;
- Aftësi dhe kompetenca për planifikim strategjik, plane të veprimit, shkruarje të aplikimeve për projekt propozime, vlerësim të projekteve;
- Kompetenca dhe aftësi për planifikim strategjik në sektorin publik.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Ka njohuri dhe të kuptuar multidisiplinar të elementeve kryesore të studimit në fushën e administratës publike dhe qeverisjes, të drejtës, shkencave socio- ekonomike;
I përshkruan dhe identifikon konceptet themelore, parimet, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administratën publike siç janë ata të lidhura me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesi i politikave publike, ekonomia në sektorin publik dhe menaxhimi I organizatave publike dhe joqeveritare;
I kupton sistemet e ndryshme të administratës publike- administratën shtetërore, menaxhimin publik dhe ndërveprimin e institucioneve dhe proceseve politike, qeverisë dhe politikave administrative;
Ka njohuri për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian nga administrata publike dhe shtetërore dhe aspektet institucionale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Ti zbatojë njohuritë që kanë të bëjnë me punën e ndërlikuar të shtetit dhe administratën publike dhe të zbatojë rregulla dhe procedura të duhura;
Të punojë si nëpunës shtetëror dhe zyrtar administrativ në punët normative dhe administrative;
Të udhëheqë institucione nga sektori publik dhe joqeveritar;
Mund të demonstrojë aftësi për të përgatitur dokumente administrative, të ndihmojë në planifikimin dhe koordinimin e punës ndërinstitucionale, arkivimin, regjistrimin e lëndëve drejtuese përmes përdorimit të sistemit informacionit;
Zbatim të menaxhmentit publik financiar;
Shkrim të projekteve dhe vlerësim të projekteve në sektorin publik dhe joqeveritar;
Të zbatojë njohuri profesionale në përmbushjen e detyrave të punës në institucionet e shtetit dhe administratës publike, në organizatat private dhe sektorin civil.
Aftësitë për të vlerësuar
Ka aftësi të mendojë në mënyrë kritike dhe për t'u përfshirë në mënyrë active në çështjet aktuale politike në nivelet qendrore dhe lokale;
Analizë cilësore të procesit të projekteve publike;
Vlerësim të ndikimit të projekteve në shoqëri;
Vlerësim të projekteve në sektorin joqeveritar;
Dallon dukuritë e ndryshme që lidhen me kulturën politike të një komuniteti të caktuar;
Krahason në mënyrë kritike tendencat politike në shoqëri dhe vend dhe i vlerëson ato;
Ndikimi në proceset e integrimit evropian në vend.
Aftësitë e komunikimit
Është në gjendje të marrë pjesë në debat, ndërmjetësim dhe negociata duke siguruar një analizë të arsyetuar të ligjërimit politik;
Ka një aftësi koherente për të shkruar akte administrative, projekt propozime, analiza, raport konceptual;
Tregon aftësi për të komunikuar profesionalisht me më shumë njerëz në atmosferë ekipore dhe përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.
Aftësitë e të mësuarit
Mund të përcaktojë dhe vërtetojë rolin e politikës për një shoqëri të bazuar në dije;
Mund të marrë iniciativë për të identifikuar interesat e grupeve dhe institucioneve shtetërore brenda procesit të politikës publike;
Ka aftësi për të kryer të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe vetë- edukimit në fushën e shkencës politike;
Është në gjendje të trajnojë qytetarët për institucionet e sektorit publik dhe për një shoqëri demokratike si dhe për sektorin joqeveritar.
Semestri 1
-
[MCDP1010]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
-
[CM138]
[6 SETK]
Probleme bashkëkohore në politikat publike
Qëllimi i lëndës është të sqarojë teoritë e menaxhimit të sektorit publik me një fokus në teoritë klasike të burokracisë deri te teoritë bashkëkohore në kontekstin e administrates publike. Vëmendje e veçantë do t'I kushtohet organizimit, hierarkisë, autoritetit, koordinimit, centralizimit dhe decentralizimit, delegimit dhe mbikëqyrjes. Studentët do të jenë në gjendje të njohin aspektet themelore të menaxhimit publik si një fushë shkencore dhe si një profesion, duke qenë kështu në gjendje të analizojnë aktivitetet qeveritare nga një perspective ligjore, menaxheriale dhe politike.
-
[MCPA2020]
[6 SETK]
Menaxhmenti financiar publik
Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve dhe teknikat tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare të OG-ve. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.
-
[CM137]
[6 SETK]
Planifikimi strategjik i avancuar
Kjo lëndë analizon mënyrën efektive dhe modelet bashkëkohore të planifikimit në administratën publike. Fokusi i kësaj lënde është në menaxhimin strategjik në sektorin publik ku do të analizojmë procesin e planifikimit strategjik, përcaktimin e misionit të organizatës, vlerësimin e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës. Identifikojmë çështje strategjike dhe strategji në organizatë, si dhe mësojmë sit ë zbatojmë dhe vlerësojmë këto plane dhe strategji.
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme
- [EM483] Evaluimi i politikave publike: modelet, teoritë dhe procedurat
- [EM484] Etika në administratën publike
- [MDP-04] Globalizimi
- [EM485] Cikli i menaxhimit të projekteve: lëndë e avancuar
- [MCPS1020] Psikologjia sociale
- [EM486] Organizatat ndërkombëtare: qeverisja dhe funksionet
- [EM487] Teoritë dhe praktikat e qeverisjes ndërkombëtare
- [EM494] Politika e Evropës dhe Bashkimi evropian
- [EM488] E drejta kushtetuese - lëndë e avancuar
- [EM489] Udhëheqja në sektorin social
- [MDCS1020] Shoqëria civile dhe politikat zhvillimore
- [EM490] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
- [EM491] Partitë politike, zgjedhjet dhe modelet zgjedhore
- [EM492] Ekonomia sociale dhe e punës
- [EM493] Problemet politike të integrimit në BE
Semestri 2
-
[MCPA4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.