
Programi: |
Menaxhimi dhe Udhëheqja në Arsim (2022/2023) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
Kodi i programit: | N-MLCCML60C |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Magjistër nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim |
SETK: | 60
(1 vit)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Programi studimor Menaxhimi dhe Udhëheqja në Arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.
Kuadër me njohuri të reja në arsim.
Aftësi që të bëjë hulumtime në sferën e arsimit.
Të krijojë politika të arsimit dhe të shkollimit.
Aftësi për menaxhimin rezultativ me institucionet arsimore.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
- Studentët, do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
- Studentët, do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe për programet për reformë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit, duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
- Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.
Aftësitë për të vlerësuar
- Studentët do të ballafaqohen me rrezikun dhe me sfidat e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
- Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.
Aftësitë e komunikimit
- Do të fitojnë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit
- Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në Maqedoninë e Veriut dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
- Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
- Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.
Semestri 1
-
[MCLM2010]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Objektivat kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrojë instrumente që kanë të bëjnë me përcaktimin e problemit studimor dhe me krijimin e metodave kërkimore të mbledhjes së të dhënave me studim dhe hulumtim në shkencat shoqërore. Seleksionimi i materialeve të mbledhura, analiza dhe interpretimi shkencor i tyre janë një komponent i rëndësishëm i shqyrtimit të relacioneve kauzale. Lënda është fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave sasiore dhe cilësore të hulumtimit.
-
[EMLM2010]
[6 SETK]
Psikologjia e arsimit
Karakteristikat, lënda dhe detyrat e psikologjisë pedagogjike: - zhvillimi historik dhe disiplina; - lënda e disiplinës; - karakteristikat dhe detyrat e disiplinës; - metodat e psikologjisë pedagogjike; - llojet dhe teoritë e të mësuarit; - të mësuarit dhe transferi i të mësuarit; - motivimi dhe vlerësimi i të mësuarit; - aspektet psikike-pedagogjike të të menduarit; - aspektet psikologjike të mësimdhënies;
-
[MCML1040]
[6 SETK]
Planifikimi strategjik
- Planifikimi strategjik për zhvillimin e shkollës; - Misioni i shkollës; - Vizioni i shkollës; - Fushat e ndryshimit dhe të prioriteteve; - Qëllimet e shkollës; - Detyrat dhe aktivitetet; - Plani i evaluimit;
-
[MCLM1030]
[6 SETK]
Hyrje në udhëheqjen e arsimit
Lënda ka përmbajtje të pasur stilesh, cilësish dhe mundësish për menaxhimin e shkollës. Temat kryesore janë: - Stilet e të mësuarit - Cilësia në shkolla - Ekipet dhe puna ekipore - Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë - Teoria e organizatës - Klima dhe kultura - Udhëheqja - Përcaktimi i takimeve shkollore
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [MCLM2020] Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në arsim (ТIКA)
- [ECLM1011] Hulumtimi në shkollë
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
- [EM609] Komunikimi professional
- [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
- [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
- [MFE11] Menaxhimi i projekteve
- [EMIC-201] Komunikimi ndërkulturor
- [EM546] Komunikimi dhe arsimimi
- [EM547] Udhëheqja në arsim
Semestri 2
-
[MCLM4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Qëllimi i modulit është që t’i aftësojë studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fushën e hulumtimit, d.m.th. t’u ndihmojë atyre në përpilimin e tezës së magjistraturës. Moduli është përpiluar që të jetë sa më praktik dhe njëherësh studentëve t’u jepet mundësia të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të debatojnë lidhur me problemet që lidhen me shkrimin e hulumtimeve shkencore përkatësisht me tezën e magjistraturës. Një gjë e tillë do të kontribuojë në përmirësimin e teknikave hulumtuese dhe do të përparojë stilin e të shkruarit. Pra, studentëve u mundëson ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efikasitet maksimal. Është planifikuar që të bëjë përmirësimin e teknikave kërkimore të studentëve dhe në stilin e tyre të shkrimit.