COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E Drejta Penale (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-MLAWCL60C
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta penale
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta penale synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike penale me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmi, duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës penale në RMV dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.

Diploma e Fakultetit Juridik njihet nga Oda e Avokatëve dhe Noterëve në RMV. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit Juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore, si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për Trajnimin e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti Juridik i UJEL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe krahasimtare për shkencat penale juridike, si dhe njohuri te avancuara për legjislacionin dhe praktikën gjyqësore në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
  • Ka kuptim të jashtëzakonshëm për problemet që lidhen me krimin dhe sanksionet penale, veçanërisht në fushat e të drejtës krahasimtare penale dhe të së drejtës procedurale penale, kriminologjisë dhe penologjisë teorike dhe zbatimore, krimit të organizuar dhe shkencave forenzike (mjekësia, psikiatria dhe psikologjia gjyqësore).
  • Ka njohuri specifike për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në sferën e të drejtës penale dhe të procedurës penale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Identifikon dhe analizon problemet komplekse në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, kështu që mund të marrë pjesë aktive në të gjitha shkallët e procedurës penale si dhe interpreton çështje të avancuara të legjislacionit penal (duke përfshirë këtu edhe punën si gjyqtar, prokuror ose avokat, pas fitimit të kualifikimeve të nevojshme sipas legjislacionit të RMV-së).
  • Përdor njohuritë e fituara përmes punës kërkimore në procesin e zgjidhjes së problemeve me anë të krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka mendim më të zhvilluar kritik përmes metodës së analizës dhe të krahasimit.
  • Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmes praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga juridiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-penale.
  • Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive si në fazën parapenale dhe në procedurën gjyqësore.
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit si dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm, duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.

Semestri 1

  • [CM157] [6 SETK] E drejta penale (program i zbatuar)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me institutet dhe normat penale, si dhe me parimet mbi të cilat është ndërtuar e drejta penale. E drejta penale si e drejtë pozitive është sistem normash me anë të së cilave sjellje të caktuara të njerëzve parashihen si vepra penale për të cila vepra janë të parapara dënime dhe sanksione tjera shtrënguese nga ana e shtetit dhe janë përcaktuar kushtet dhe mënyrat e zbatimit të tyre.
  • [MCCR2030] [6 SETK] E drejta penale ndërkombëtare
    Pas përfundimit me sukses të lëndës, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide mbi nocionet dhe lëndën e kësaj disipline, normat në DPN, mbi pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, mbi ekstradimin, azilin, transferimin e procedurës penale, bashkëpunimin dhe ndihmën penale juridike, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin të instancave ndërkombëtare penale.
  • [MCCR2010] [6 SETK] Penologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet mënyra e ekzekutimit të së drejtës penale, gjegjësisht ekzekutimi i sanksioneve penale. Lënda e studion procedurën e ekzekutimit të dënimit me burg, si dhe ekzekutimin e sanksioneve tjera përmes analizimit të Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve dhe Ligjit për shërbimin e provës.
  • [MCCR2040] [6 SETK] Kriminalistikë
    Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për ato kuadro që do të punojnë në organet e drejtësisë – në gjykata, prokurori publike dhe në policinë gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural, si dhe aktet nënligjore që burojnë prej zbatimit të tyre. Çdo qenie ligjore e veprës penale përmban në vete përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR1040] Kriminologjia
    • [CM159] Delikuenca e të miturve
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [MCCR3010] Viktimologjia
    • [MCCR3050] Mjekësia ligjore
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [EMCL1011] Dhuna në familje
    • [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
    • [EM511] Politika kriminale
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [EM513] Kriminaliteti ekonomik
    • [MCCR3060] Psikologjia gjyqësore
    • [EM514] E drejta penale mjekësore
    • [MCCR3040] E drejta penale e krahasuar
    • [EM512] E drejta penale evropiane

Semestri 2

  • [CM158] [6 SETK] E drejta procedurale penale (program i zbatuar)
    E Drejta e Procedurës Penale është disiplinë shkencore që studion normat juridike që rregullojnë pozitën e palëve, si dhe kompetencat e palëve dhe subjekteve tjera pjesëmarrëse në procesin penal, llojin, formën dhe kushtet për ndërmarrjen e veprimeve procedurale. Lëndë studimi është sistemi i mjeteve juridike-të rregullta dhe të jashtëzakonshme, si dhe procedurat e veçanta.
  • [EMSET-304] [6 SETK] Shkrimi i punimit të magjistraturës
    Qëllimi i lëndës: - Aftësim për hulumtim të së vërtetës objektive me anë të përdorimit të metodave, teknikave dhe instrumenteve hulumtuese; - Aftësim për ndjekje dhe interpretim kritik të rezultateve të hulumtimit dhe përdorimit të tyre në situata specifike; - Përdorim i metodave themelore të hulumtimit, procedurave për mbledhje të të dhënave dhe përpunimi statistikor i tyre; - Aftësim për përdorim të rregullave themelore metodologjike gjatë shkruarjes së punimeve shkencore dhe profesionale.
  • [CM189] [18 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme, siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+