COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe Letërsi Angleze (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: EN-240
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Struktura e programit  përmban studime, të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët, të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teorinë, e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.

Qëllimet kryesore janë:

  • T’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore dhe shkencore në vend dhe kudo në botë.
  • T’i përgatisë studentët për ndërtimin e karrierës në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë thelbin e dijes për përafrimin ndaj profesioneve, të cilat më pak ose më shumë janë të lidhura me fushën e arsimit dhe kulturës.
  • Ta mundësojë arritjen e shkathtësive kërkimore dhe përvojë për gjuhën, literaturën dhe kulturën në organizatat publike, private dhe ndërkombëtare.
  • Ta zhvillojë konceptin e mendimit kritik tek studentët.
  • Ta mundësojë qasjen aktive të studentëve në ligjëratat dhe në kryerjen e kërkimeve të pavarura në të gjitha fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
  • Ta mundësojë zhvillimin e shkathtësive personale, pastaj shkathtësitë e komunikimit, për kërkime dhe shkathtësi të tjera të rëndësishme, të cilat janë të nevojshme për punësim.

Programi për studime deridiplomike studentëve iu ofron kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.

Anglishtja është gjuha e dytë në botë, kështu që, për të diplomuarit e programit tonë të anglishtes ka mundësi për punësim në mësimdhënie, përkthim, interpretim, gazetari, në industrinë e turizmit, mësimdhënie korporative të gjuhës, interpretime biznesi, redaktime dhe shkrim kreativ.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri teorike dhe praktike të strukturave gramatikore dhe vokabularit bashkëkohor anglez, që mjafton për përmbushjen e nevojave mësimore. 
  • Ka kompetencë gjuhësore të barabartë, ose më të mirë se Korniza e Përbashkët Evropiane në nivelin B2, në të gjitha shkathtësitë (të folurit, të dëgjuarit, lexim dhe shkrim).  
  • Ka njohuri të literaturës së gjuhës angleze sa u përket periudhave, zhanreve dhe autorëve kryesorë. njohuri praktike themelore të shkathtësive të përkthimit nga anglishtja e përgjithshme.
  • Ka shkathtësi themelore praktike në  lëndën e anglishtes
  • Kupton strategji të ndryshme të mësimnxënies dhe mësimdhënies, të cilat përdoren në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Ka kuptim të mirë për aspektet e ndryshme të historisë dhe kulturës së shteteve që flasin anglisht. 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Është i/e kualifikuar të ligjërojë në mjedise të ndryshme, në pajtim me ligjin për arsimim të Republikës së Maqedonisë.
  • Aplikon metodikë të përshtatshme të mësimdhënies, e cila u përgjigjet nevojave të studentëve.
  • Mund të përkthejë në anglisht dhe prej anglishtes në gjuhën amtare për përmbajtjen e mësimit.
  • E përdor gjuhën angleze në mënyrë të përshtatshme sa i përket të folurit dhe llojeve të ndryshme të diskurseve në mjedise të ndryshme sociale dhe profesionale. 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka aftësi të vlerësojë tekste literature, duke u kujdesur për paqartësitë e gjuhës, stilit të literaturës, simbolit dhe metaforës.
  • Mund të sjellë vendim të qartë dhe informues për çështje dhe debate në bazë të njohurive gjuhësore, kulturore dhe të literaturës.
  • Ka aftësi t’i analizojë nevojat e studentëve dhe të zhvillojë programe mësimore me zgjedhje të teknikave të përshtatshme si dhe dizajnim të programeve mësimore. 
Aftësitë e komunikimit
  • Mund t’i artikulojë në mënyrë të qartë mendimet dhe t'i transferojë mesazhet në gjuhën angleze akademike dhe të folur. 
  • Ka aftësi të prodhojë dhe të organizojë gramatikisht fjali dhe shprehje të sakta. 
  • Zotëron me njohuri për lexim me vetëbesim, shkrim dhe të folurit për një numër të madh të teksteve letrare, si dhe shkruan argumente të qarta, duke përdorur shembuj tekstualë me progres të logjikshëm dhe qartësi të të shpjeguarit.  
  • Mund t’i vlerësojë dhe t’i notojë trendët kulturore në botën anglofone, duke përfshirë mendimtarët dhe ngjarjet historike. 
Aftësitë e të mësuarit
  • Ka aftësi të pavarura të të mësuarit gjatë bërjes së detyrave profesionale dhe mund të tregojë pavarësi në aplikimin e tyre në sferën profesionale.
  • Është në gjendje të zhvillojë materiale mësimore në lidhje me praktikat e tij/saj mësimore, duke përdorur udhëzime dhe resurse të përshtatshme.
  • Ka kapacitet të marrë pjesë në ngjarjet e reja gjuhësore dhe kulturore në studimet e anglishtes dhe t’u përshtatet atyre.
  • Mund të përdorë dhe të praktikojë të mësuarit e përjetshëm.

Semestri 1

  • [CEL-105] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 1
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: Ka njohuri dhe kuptim për përdorimin e drejtë të kohëve të foljeve, krahasimit të mbiemrave, të folurit indirekt, për paskajoren dhe për supozime logjike. Të ketë kompetencë gramatikore dhe të vokabularit për të marrë pjesë në diskutime rreth temave me përmbajtje sociale dhe të tjera. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: Ai/ajo është në gjendje t’i aplikojë njohuritë e tij/saj në situata të ndryshme komunikuese dhe për t'iu përgjigjur me një dozë të lartë të saktësisë gjuhësore mbi tema të ndryshme të debatit. Ai/ajo ka njohuri të pyesë dhe të shprehet, të kundërshtojë dhe spekulojë ide, të bëjë oferta dhe të kundërshtojë ide, por dhe të sugjerojë. Aftësitë e komunikimit: Studenti është në gjendje të fillojë dhe të mbajë një diskutim me një dozë të konsiderueshme të vështirësisë së lëmisë. Ka njohuri dhe kompetencë të shkruajë një korrespondencë me paragrafë të mirë-organizuar, por edhe korrespondencë të mirë me shkrim. Studenti ka zhvilluar aftësi, të cilat mundësojnë leximin efektiv. Vlerësimi: Studenti është i aftë për të përdorur rregullat forma të ndryshme gramatikore, të tilla si kohë, ndërtime verbale, idioma dhe të tjerët. Ai/ajo është i,e aftë për të shprehur mendime të mirë-organizuara mbi tema të ndryshme të debatit. Aftësitë e të mësuarit: Studentët kanë zhvilluar aftësi për mësim të pavarur përmes mjeteve të ndryshme ndërvepruese. Ata janë në gjendje të gjejnë burime për të mësuar matej dhe për të përmirësuar katër aftësitë (lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur).
  • [C2199] [6 SETK] Letërsia angleze 1: Letërsia Britanike
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit e studentëve: • Përdorimi i studimeve paraprake për poezi dhe prozë dhe e kritikës së dramave të mëparshme; • Lidhja e zhvillimit të dramës angleze me sfond historik dhe kulturor që ata kanë bërë. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: • Përdorimi i terminologjisë së duhur kritike me shkrim dhe në të folur; • Kontrollimi karakteristikave të mëdha dhe specifikat e fushës. Aftësitë për të vlerësuar: • Analizon i veprave dramatike si vepra letrare dhe të performuara; • Zbulimi, analiza dhe interpretimi i dallimeve të mëdha midis dramaturgëve dhe autorëve të mëdhenj. Aftësitë e komunikimit: • Lexon veprat origjinale në gjuhën angleze; • Krahasime, hulumtime dhe të shkruarit një ese me kolegët e të njëjtës radhë; • Formularë, shfaqje, mbështetje mendimesh kritike të tekstit dhe diskutime me instruktorin dhe kolegët. Aftësitë e të mësuarit: • Lexon veprat si tekst, por edhe si interpretim; • Diskutimi i përshtatshëm në orë, interpretimi personal dhe ese të pavarur hulumtues; • Përdorimi i përformancës për informacion, ndikimi dhe të kuptuarit të thellë të tekstit.
  • [ETTE04] [3 SETK] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve t’i përdorin aftësitë e gjuhës në kontekstin e shkrimit akademik që përfshin të shkruarit një ese akademik, paragrafë dhe ese me të cilat arsyetohet problemi dhe ofrohet një zgjidhje, krahasohen dhe konstatohen situata dhe probleme dhe elaborohet teza ose mendimin. Më tutje, studentët duhet të jenë të aftë të dëgjojnë dhe të lexojnë dhe ta kuptojnë thelbin dhe detajet dhe të shkruajnë me sukses një paragraf me të cilin e argumentojnë mendimin e tyre. Po ashtu, studentët duhet t’i organizojnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre, të cilat do jenë të justifikuara në një paragraf të caktuar apo ese. Gjithashtu, duhet t’i organizojnë idetë e tyre dhe të shkruajnë me sukses një paragraf dhe ese duhet shpjeguar problemin, por dhe të propozojnë një zgjidhje, e cila jep detaje, fakte dhe argumente dhe përmend burime. Ata, duhet të jenë në gjendje të identifikojnë idetë kryesore dhe detajet në tekst, objektivat dhe mesazhet e tekstit, si dhe mënyrat e organizimit të tekstit dhe t’i aplikojnë me shkrim. Në fazat e avancuara, studentët pritet të kalojnë në shkrimin e detyrave akademike që janë më komplekse, si p.sh. një punim akademik me shqyrtim të literaturës, hulumtim, konkluzione dhe rekomandime.
  • [CEL-103] [6 SETK] Fonetikë dhe fonologji
    Lënda fokusohet në konceptet themelore të fonologjisë, siç janë shpikja dhe shpërndarja e fonemave të anglishtes, tingujve, karakteristikat e tyre, morfo-fonologjia, struktura e rrokjes dhe karakteristikat e theksit. Po ashtu, fokusohet edhe në fonetikën akustike, artikulative dhe auditive, duke përfshirë edhe përshkrimin dhe klasifikimin e bashkëtingëlloreve të anglishtes, zanoret e thjeshta dhe të përbëra.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim

Semestri 2

  • [CEL-205] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 2
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: Të ketë njohuri dhe t’i kuptojë strukturat gramatikore si bie fjala pasivin, fjalitë kushtore, lidhëzat, strukturat, e theksuara, klauzurat, etj. Po ashtu, të ketë kompetencë gramatikore dhe të vokabularit, të marrë pjesë në diskutimet mbi tema të ndryshme sociale dhe përmbajtje të tilla, si: mjedisi, ekologjia, teknologjia, shkenca, moda etj. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: Studenti duhet të jetë në gjendje t’i aplikojë njohuritë e veta në situata të ndryshme komunikuese dhe t'u përgjigjet me një dozë të lartë të saktësisë gjuhësore temave të ndryshme të debatit. Ka njohuri të shprehë interes dhe shqetësim, supozim i shprehur dhe interes për të kërkuar falje, të ankohet, përsëris dhe të konfirmoj. Aftësitë e komunikimit: Studenti është në gjendje për të filluar dhe të mbajë një diskutim me një të vështirësi të kënaqshme. Ka njohuri dhe kompetencë për të shkruar ese të mire-organizuar dhe të organizoje korrespondencën e shkruar mirë. Është i aftë ta zbatojë diturinë e vet në rrethana të ndryshme komunikuese dhe tu përgjigjet me një dozë të lartë të përpikërisë linguistike temave të ndryshme për debat. Ka dituri të tregojë interesim dhe kujdes, ta thotë supozimin, të pyesë dhe të tregojë interesim, të ankohet, të kërkojë falje, të përsërisë dhe të pohojë. Aftësitë për të vlerësuar: Studenti është i aftë t’i përdorë rregullat dhe format e ndryshme gramatikore, si: kohët, konstruksionet foljore, idiomat etj. Ai / ajo është i aftë për shprehjen e mendimeve të organizuara mirë në tema të ndryshme të debatit, si për shembull: krimi, moda, kushtet e motit, ekologjia, teknologjia, etj. Aftësitë e të mësuarit: Studentët kanë zhvilluar aftësi për mësim të pavarur me ndihmën e mjeteve të ndryshme interaktive. Ata janë në gjendje të gjejnë burime për të mësuar matej dhe për të përmirësuar katër aftësitë (lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur).
  • [CEL-202] [6 SETK] Morfologjia
    Lënda koncentrohet në karakteristikat morfologjike të gjuhës angleze. Ajo i merr parasysh, i trajton edhe kategoritë gramatikore dhe funksionet tjera të fjalëve të gjuhës amtare të studentëve, siç janë: emrat, përemrat, mbiemrat, ndajfoljet, parafjalët, nyjat e shquara dhe të pashquara, lidhëzat, numrat dhe pasthirrmat. Me kujdes të veçantë trajtohen format dhe funksionet e pjesëve të lartpërmendura të ligjëratës.
  • [C2200] [6 SETK] Letërsia angleze 2: Letërsia amerikane
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: • Përdorimi dhe kuptimi i vokabularit të duhur kritik lidhur me poezinë dhe modelet poetike; • Angazhimi i aftësive kritike në interpretimin e teksteve poetike; • Demonstrimi i të kuptuarit historik të poetëve, jeta e tyre, stilet e tyre dhe arritjet e tyre. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: • Prezantimi dhe vlerësimi i zhvillimit të poezisë angleze nga Çoseri (Chaucer) dhe Larkin (Larkini). • Identifikimi i temave të ngjashme, në poezi dhe analiza dhe trajtime të ndryshme. • Lidhja e zhanreve specifike, stilet dhe lëvizjet me kultura të përshtatshme në periudha të caktuara kronologjike. Aftësitë për të vlerësuar: • Përcaktimi i niveleve te ndryshme të anashkalimit në shkrimin e poezisë. • Gjenerimi dhe artikulimi i lavdërimeve të interpretuara në vjershë. • Vlerësimi i përshtatshmërisë së formës së vargjeve dhe metrika. Aftësitë e komunikimit: • Leximi i punimeve në formën e tyre origjinale në gjuhën angleze. • Kryerja e hulumtimeve të kujdesshme në një ese të shkruar dhe paraqitja e gjetjeve në klasë. • Përfshirja në diskutimin kritik dhe estetik të materialeve të studiuara me ligjërues dhe anëtarë të tjerë të klasës. Aftësitë e të mësuarit • Leximi dhe interpretimi i artit në gjuhë angleze të avancuar. • Lidhja e kritikave lidhur me punimet studiuara në klasë dhe përfshirja e kritikave më bindëse duke interpretuar vet studenti. • Arritja e një vokabulari të pazakonshëm teknik bazuar në kontekst dhe në shembuj.
  • [CELT08] [3 SETK] Anglishtja për qëllime specifike
    Lënda synon t’i pajis studentët me njohuri për gjuhën angleze me qëllime specifike (ESP), si një degë e veçantë e gjuhës angleze, e ndryshme nga ajo e përgjithshme angleze (GE); historia e zhvillimit dhe klasifikimit të kësaj fushe, si dhe karakteristikat kryesore duke përfshirë zhanre të ndryshme, veçoritë e tyre specifike dhe auditorin. Për më tepër, kjo lëndë do të përpunojë dhe do të trajtojë fjalorin dhe ligjërimin aktual nga llojet kryesore të ESP-ve si anglishtja për biznes, anglishtja për drejtësi , anglishtja për mjekësinë, tregtia, dizajni, etj., përmes punës me materiale autentike në mënyrë që studentët të krijojnë njohuri me specifikën e gjuhës së profesioneve të ndryshme që ata mund të hasin në karrierën e tyre të ardhshme, si mësimdhënës ose përkthyes
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim

Semestri 3

  • [C2202] [6 SETK] Historia dhe kultura e Britanisë së Madhe
    Qëllimi i lëndës është që studentët: • Të kenë mirëkuptim për aspekte të ndryshme të historisë dhe kulturave të vendeve anglishtfolëse; • Të eksplorojnë perspektiva të ndryshme të historisë së vendeve që flasin anglisht (me fokus në Mbretërinë e Bashkuar) jo aq sa sekuencat e ngjarjeve, por më shumë si procese; • Të vlerësojnë tiparet e bollshme të shoqërive multikulturore; • Të angazhohen në diskurs në lidhje me historinë shoqërore (ekonomike, demografike, politike dhe kulturore), të Anglisë.
  • [C2203] [6 SETK] Letërsia angleze 3: Letërsia irlandeze
    Lënda shqyrton një nga kulturat kryesore letrare të gjuhës angleze: shkrimin e Irlandës. Nuk studion shkrimin në gjuhën irlandeze. Lënda studion një nga vendet dhe kulturat kryesore që kontribuojnë në literaturën në gjuhën angleze në botë.
  • [CTTA56] [6 SETK] Sintaksa
    Qëllimet e lëndës: T’i përvetësojnë konceptet dhe kategoritë e sintaksës së gjuhës angleze me një theks të veçantë në aplikimin pedagogjik; dituria e tyre teorike dhe praktike e sintaksës së gjuhës angleze, të jetë në nivelin e duhur me nevojat e mësimit të gjuhës angleze; Të mund ta përvetësojnë gjuhën angleze, jo vetëm si një seri komplekse të modeleve sintaksore dhe leksikore, por të aftësohen me një kompetencë të tillë gjuhësore me të cilën do t’i njohin dhe do t’i përdorin këto modele në kontekste përkatëse socio-kulturore; Të kenë njohuri të burimeve të literaturës së mësimdhënies së sintaksës së gjuhës angleze; Të jenë të trajnuar me njohuri dhe shkathtësi për të kryer një krahasim për dallimet dhe ngjashmëritë mes gjuhës amtare dhe gjuhës angleze;
  • [CEL-802] [6 SETK] Familja dhe shoqëria
    Qëllimet e programit të lëndës: - Studentët, do të fitojnë njohuri më të thella për kushtet shoqërore në të cilin zhvillohet arsimi, familja dhe shoqëria; - Specifikat e familjes dhe shoqëria si një disiplinë sociologjike; - Pabarazitë në arsim; - Do të mund të bëjnë analiza më të thella të familjes dhe shoqërisë dhe të faktorëve aktorëve socialë në të; - Do të mund të zhvillojnë qëndrim kritik dhe krijues ndaj teorisë dhe praktikës arsimore në një shoqëri veçantë; - Iniciojnë dhe kompletojnë hulumtime të pavarura; - Do të zhvillojnë aftësi për përshtatje në marrëdhënie dhe rrethana të ndryshme kulturore dhe ndërnjerëzore; - Demonstrojnë aftësi për transferin e diturisë në lidhje me kompleksitetin e reperkusioneve sociologjike, antropologjike të teknologjive të komunikimit; - Aftësi për të zhvilluar diskutime elokuente.
  • [C2201] [3 SETK] Anglishtja bashkëkohore 3
    Studentët në këtë lëndë do t’i pasurojnë përvojat e tyre gjuhësore: Njohuritë dhe të kuptuarit: - Përdorimi i strukturave komplekse gramatikore si fjali të varura dhe pyetje indirekte; zhvillimi i ndjeshmërisë ndaj kulturave angleze dhe stili i komunikimit. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: - Ndërprerje e bisedës me edukatë dhe në mënyrë të sjellshme të kontribuohet në diskutimet në klasë; spekulime në diskurs; formimi i fjalive më të sakta gramatikore dhe stilistike që tregojnë përdorimin e drejtë të formave të foljes, krahasime dhe gjuhë përshkruese. Aftësi komunikimi: - Duke shprehur përparësi, pakënaqësi, qëllime, ndjenja dhe ankesa; shkrimi i eseve dhe korrespondencës zyrtare, zhvillimi i të folurit dhe të shkruarit rrjedhshëm. Aftësitë për të vlerësuar: - Rishikimi i shkrimit, leximit dhe dëgjimit për motivin kryesor dhe detajet, duke shprehur gjuhën e hetimit dhe tendencave dhe eksplorimi i konteksteve të tyre të ndryshme; shfrytëzimi i gjuhës së përshtatshme në një situatë të dhënë, duke përfshirë edhe aspekte të tjera, por jo të kufizuara në shprehje akademike dhe të përditshme. Aftësitë e të mësuarit: - Pasurimi i përvojës së tyre kulturore dhe i dijes ne shfrytëzimin e teksteve ekspresive dhe skenarëve për nxitjen e të mësuarit të pavarur; menaxhimi i burimeve gjuhësore, siç janë: shërbimet e ueb-it dhe ato bibliotekare; shfrytëzimi i gjuhës angleze për zgjidhjen e problemeve për mësim.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [C2204] [3 SETK] Anglishtja bashkëkohore 4
    Studentët në këtë lëndë do t’i pasurojnë përvojat e tyre gjuhësore: Aftësitë e komunikimit Dërgimi i llogarisë, blerja e gjërave, tregim përvojash, kontrast idesh, shprehje ndjenjash, ndjekje diskursesh; bërje propozimesh përkatëse, shprehje gjasash, përparësi/mangësi, vendos për ushqim/pije dhe shpreh pajtim/mospajtim. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit Miratojnë ide, shprehin bezdi/simpati, bëjnë refuzime, japin propozime, pranojnë/refuzojnë/sjellin vendime; japin komplimente, alternativa; bën supozime; prodhojnë shumë fjali të sakta gramatikisht dhe stilistikisht të cilat tregojnë përdorimin e saktë të formave foljore dhe formave pasive. Aftësitë për të vlerësuar Rishikimi i shkrimit, leximit dhe dëgjimit, detajet kryesore, hetimet kërkimore, trendët në kontekste të ndryshme, duke përdorur gjuhën e përshtatshme në një situatë të caktuar, duke përfshirë shprehje akademike dhe sociale. Njohuritë dhe të kuptuarit Përdorimi i strukturave komplekse gramatikore, si klauzola të koncesionit, folje modale, pasive, kuantifikatorë, pyetje indirekte; perdorim i vokabularit të lidhur me kriminalistikën, evolucionin e arsimit, trashëgiminë, hapësirën dhe ushqimin; zhvillimi i ndjeshmërisë së anglo -kulturave dhe stili i komunikimit. Aftësitë e të mësuarit Pasurimi i përvojës kulturore dhe njohurive me përdorimin e teksteve dhe skenarëve shprehëse për nxitjen e të mësuarit të pavarur; kompetencë hulumtuese dhe strategjike, menaxhim me burimet gjuhësore siç janë: ueb faqet dhe shërbimet bibliotekare; përdorimi i gjuhës angleze zgjidhjen e problemeve të mësimit..
  • [CEL-504] [6 SETK] Përkthim 1
    Lënda hulumton metodat, teknikat, qasjet dhe teoritë e përkthimit. Jep instruksione për përkthim të suksesshëm dhe për një interpretim të rrjedhshëm të pandërprerë. Fokusi është në përkthimin e teksteve letrare si proza dhe poezia. Edhe dokumente të tjera analizohen dhe përkthehen, si p.sh. artikuj gazetash, dokumente oficiale dhe tekste profesionale nga fusha e biznesit, drejtësisë, dhe administratës. Lënda, po ashtu, hulumton etikën, moralin dhe përgjegjësitë e të përkthyerit.
  • [EEL-301] [6 SETK] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    Kjo lëndë u mundëson studentëve hyrje në fushën e përvetësimit të gjuhës së dytë (SLA). Studentët fitojnë një bazë të mirë në teorinë SLA dhe trajnim për një nga ndihmat metodologjike të fundit të kësaj fushe. Një periudhë e konsiderueshme do t'u përkushtohet ngjashmërive dhe dallimeve në mes përvetësimit të gjuhës amtare dhe të huaj dhe studentët do të kenë rast të reflektohen në përvojat e veta të mësimnxënies. Temat e përfshira janë: procesi i SLA, ndikimi i moshës së studentit, strategjitë individuale të mësimnxënies në këtë proces, roli i gjuhës amtare dhe të huaj në mësimnxënie, aftësitë komunikuese, gabimet dhe analizimi i gabimeve, hipoteza e periudhës kritike, trajnim strategjish.
  • [C2205] [6 SETK] Historia dhe kultura e SHBA
    Studentët: - Do të fitojnë njohuri të mirë të aspekteve të ndryshme të historisë dhe kulturës së vendeve të botës anglishtfolëse; - Do t’i analizojnë perspektivat e ndryshme të historinë amerikane më shumë si një proces se sa si ngjarje te njëpasnjëshme kronologjike; - Do ta kuptojë ndërveprimin në mes të zhvillimit politik dhe ekonomik dhe ndryshimit shoqëror (p.sh. në fushën e të drejtave të grave, të drejtave civile, etj.), dhe gjithashtu do të mësojnë t’i vlerësojnë faktorët e përfshirë në zhvillimin e SHBA-ve si një shoqëri shumëkulturore; - Do të jenë në gjendje të angazhohen në mënyrë kritike në një analizë të diskursit të historisë sociale të Shteteve të Bashkuara (ekonomike, demografike, politike, kulturore);
  • [LCC-803] [6 SETK] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
    Qëllimi i lëndës është inkluzioni i të gjithë studentëve që në zhvillimin e tyre mund të kenë anomali mendore apo fizike në shkallë të ulët. Si qëllim tjetër është që studentët, duke qenë të inkorporuar së bashku me moshatarët e tyre, më së miri mund të mësojnë e të përparojnë se sa duke i ndarë në grupe të veçanta. Këta studentë me kujdes të madh duhet të trajtohen dhe të punohet me ta në forma dhe metoda të veçanta. Kjo kategori mund të kenë handikap të shikimit, të dëgjimit, mund të jenë me paralizë cerebrale dhe gjithçka çka mund të jetë e caktuar si diagnozë nga mjeku. Integrimi i kësaj kategorie paraqet një risi në procesin e mësimdhënies bashkëkohore.

Semestri 5

  • [CEL-603] [6 SETK] Përkthim 2
    Lënda mundëson informata të reja që lidhen me ligjëratat dhe mësimin e vokabularit në klasat e mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë e huaj. Përfshinë përshkrimin e asaj si mësohet vokabulari, si përdoret në të folur e me shkrim dhe diskutime për praktikat më të mira momentale të mësimdhënies së vokabularit. Pyetjet specifike të përfshira në këtë lëndë janë: çfarë domethënë të dish një fjalë, sa fjalë ka, cilat fjalë duhet të mësohen, në mënyrë të hapur është kundër mësimit të rastësishëm të vokabularit, vlera e leximit në mësimin e vokabularit, strategjitë e mësimit të vokabularit, teknikat e mësimdhënies së vokabularit dhe testimi i vokabularit.
  • [C2206] [6 SETK] Linguistikë e zbatuar: ELT 1
    Kjo lëndë ka për qëllim që të njoftojë studentët me gjërat bazike të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj, si dhe elementet kryesore të planifikimit të orës mësimore dhe organizimit të mësimit. Me qëllim që të arrihet kjo, do të theksohen principet e seleksionimit dhe aplikimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënien e aftësive gjuhësore, shqiptimin e fjalëve, vokabularit dhe gramatikës. Nëpërmjet këtyre ushtrimeve studentët do të marrin përvojë në dhënien dhe marrjen e informatës kthyese të performanacës së tyre. Studentët, do të reflektojnë në secilën njësi tematike më qëllim të zhvillimit të menduarit kritik, si një aftësi shumë e rëndësishme jetësore. Studentëve do të iu prezantohen aktivitete te ndryshme për nxënësit e rinj me qëllim të zbatimit në karrierën e tyre të mësimdhënies në të ardhmen.
  • [CEL-503] [6 SETK] Testimi dhe vlerësimi
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i bëjë të afërta parimet themelore të nevojshme për përgatitje dhe aplikim të procesit të vlerësimit. Përmes njohjes me këto parime studentët i identifikojnë edhe llojet më të rëndësishme të vlerësimeve, dallimin ndërmjet vlerësimit standard dhe alternativ. Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është vlefshmëria dhe besueshmëria e instrumenteve të vlerësimit. Gjatë semestrit studentët, gjithashtu, do të njihen me lloje të ndryshme të testeve, lloje të pyetjeve dhe detyrave të duhura gjatë dizajnit të testeve dhe implementimit të procesit të vlerësimit dhe notimit.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [C2212] Sigurimi i cilësisë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [E2656] Trendet moderne në arsim: CEFR
    • [EEI-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-502] Мësimdhënia e anglishtes tek të rinjët

Semestri 6

  • [CEL-602] [6 SETK] Analiza e nevojave dhe përpilimi i kurrikulave
    Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët me parimet bazë të nevojshme për përgatitjen dhe aplikimin e lëndëve moderne akademike. Me anë të njohjes me këto parime studentët mund ta bëjnë dallimin në mes të lëndëve të ndryshme varësisht nga nevojat e studentëve dhe tregut. Një element shumë i rëndësishëm në këtë proces është kontrollimi i vlefshmërisë dhe besueshmërisë së instrumenteve të përdorura në procesin e vlerësimit dhe përpilimit të lëndës sipas standardeve dhe parimeve të njohura në akademi dhe pedagogji.
  • [C2207] [6 SETK] Linguistikë e zbatuar: ELT 2
    Кјо lëndë ka për qëllim që t’ju ndihmojë studentëve të hulumtojnë mësimdhënien e anglishtes me thellë. Po ashtu, lënda ju ndihmon studentëve që të aplikojnë principet dhe qasjet e metodave të mësimdhënies në planifikimin e orës mësimore duke e organizuar një orë të shkurtër. Studentët, do të kenë mundësinë që të zhvillojnë materiale për mësim, si dhe njësi mësimore, të zgjedhin vështirësi në mësimdhënie, të marrin pjesë dhe të reflektojnë në observimet që do të ua bëjnë kolegëve të tyre ne klasë, si dhe tu japin informata kthyese. Deri në fund të lëndës, studentët, do t’u ekspozohen teknikave të ndryshme të mësimdhënies të cilat do të mund të përdoren në rrethana të ndryshme të mësimit dhe në zhvillimin e të menduarit kritik, i cili do tu ndihmojë në karrierën e tyre të mësimdhënies.
  • [C2211] [6 SETK] Praktikum
    Lënda ka për qëllim të përgatisë studentët për mësimin e praktikës EFL / ESL për nxënësit në një shkollë të mesme përmes punëtorisë (ve), vëzhgimeve të mësuesit me përvojë në veprim dhe praktikës në klasë, duke punuar me nxënësit aktualë të gjuhës angleze. Theksi vihet në vëzhgimet, reflektimin mbi vëzhgimet, demonstrimet e mësimdhënies dhe përgatitjen e planeve mësimore. Të gjitha këto aktivitete bëhen për të ndihmuar studentët ta zhvillojnë filozofinë e tyre të mësimdhënies. Çdo gjë që bëhet në këtë lëndë është projektuar për të përmirësuar aftësitë mësimore të studentëve, për të lehtësuar kohën e tyre në klasë dhe për t'i përgatitur ata që të përmirësojnë aftësitë e tyre mësimore në mënyrë të vazhdueshme pasi të kenë mbaruar klasën.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [C2212] Sigurimi i cilësisë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [E2656] Trendet moderne në arsim: CEFR
    • [EEI-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-502] Мësimdhënia e anglishtes tek të rinjët

Semestri 7

  • [MCEL3030] [6 SETK] Fushat e interesit të posaçëm në mësimin e gjuhës angleze
    Lënda ofron një analizë të aspektit gjuhësor të çështjeve në ELT, si dhe të perspektivës kulturore/sociale. Në pjesën e gjuhësisë, përfshihen temat që kanë të bëjnë me aspektet sociale, kulturore dhe strukturore të kontaktit gjuhësor dhe ndërgjuhësisë dhe një hulumtim i hollësishëm i ndikimit të kontaktit gjuhësor në procesin e mësimit të gjuhës së huaj. Kjo lëndë e vlerëson rolin gjuhësor dhe faktorët e tjerë ekstra gjuhësore, të cilët e rregullojnë zhvillimin e brendshëm të sistemeve gjuhësore, siç është roli i GJ1 (gjuha amtare e studentit) në procesin e zhvillimit të gjuhës GJ2 (gjuha qëllimore). Në anën kulturore / sociale, kjo lëndë është projektuar për t’u futur në polemika se me çfarë çështjes përballet sistemi i edukimit dhe trajnimit të mësimdhënësve sot. Tema aktuale në fushën e ELT-së janë hulumtuar dhe studentët janë inkurajuar për të vlerësuar se si kanë të bëjnë këto çështje me normat pedagogjike dhe praktikat e edukimit gjuhësor. Kjo analizë, do të shërbejë për të theksuar sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në gjuhën e huaj dhe për të identifikuar çështjet relevante për mësimdhënësit në fushat e proceseve njohëse, arsim multikulturor dhe kritikat pedagogjike.
  • [C2209] [6 SETK] Teoritë e përvetësimit të gjuhës së dytë
    Lënda do t’i hulumtojë proceset e të mësuarit dhe përdorimit të gjuhës së dytë. Hulumtimi në fushën e nxënies së gjuhës së huaj është multidiciplinar dhe reflekton natyrën komplekse të të mësuarit, si dhe përdorimit te gjuhës nga të rriturit. Po ashtu, do të trajtohen edhe proceset linguistike, psikologjike dhe sociale, të cilat janë bazë të këtij procesi. Sa u përket rezultateve të hulumtimeve të ndryshme, ato do të rishikohen nga perspektiva e mësimdhënësit profesional dhe hulumtuesit në këtë fushë. Studentët, do të fitojnë njohuri lidhur me kompleksitetin e procesit të nxënies së gjuhës së huaj, procesimin e gjuhës dhe përdorimin e gjuhës. Ata, do të jenë në gjendje të zhvillojnë një qasje kritike lidhur me teoritë e nxënies së gjuhës së huaj dhe do te motivohen që të bëjnë hulumtim në këtë fushë.
  • [MCEL1040] [6 SETK] Aspektet kulturore në ELT
    Qëllimi i lëndës është përgatitja e mësimdhënësve të ardhshëm për të ligjëruar në mënyrë efektive në mjediset dhe klasat multi-kulturore. Lënda përbëhet nga pesë tema: çka është kultura?, roli i gjuhës në kulturë, kultura е mësimdhënies, komunikimi ndërkulturor dhe ndërtimi i aftësive sociolinguistike.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [C2212] Sigurimi i cilësisë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [E2656] Trendet moderne në arsim: CEFR
    • [EEL-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-502] Мësimdhënia e anglishtes tek të rinjët
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik

Semestri 8

  • [C2210] [6 SETK] Teoria dhe prаktika e mësimdhënies së gjuhës angleze
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që t’u ndihmojë studentëve që të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Studentëve, do t’u paraqiten principet dhe teknikat e metodave të ndryshme të mësimdhënies, të cilat përdoren në mësimdhënien e anglishtes, duke filluar nga më të vegjlit deri tek të rriturit. Diskutimet në klasë, do të jetë elementi kryesor i lëndës, ku studentëve do t’u jepet mundësia që të diskutojnë, duke përdorur përvojën e vet si mësimdhënës dhe të hulumtojnë trendët moderne të teorisë dhe praktikës.
  • [MCEL2041] [6 SETK] Mësimi i gjuhës me ndihmën kompjuterit
    Meqë kompjuterët gjithnjë e më shumë integrohen dhe bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, për mësimdhënësit e gjuhës është me rëndësi jetike që të kenë njohuri primare dhe ta dinë rolin të tyre në mësimin e gjuhës. Pa këto njohuri, është e vështirë për të bërë gjykime të shëndosha rreth faktit se si të integrohen kompjuterët në klasa të gjuhës në mënyrë që studenti duke mësuar të ndjehet më shumë i angazhuar, në mënyrë efikase dhe efektive. Lënda, do të shërbejë si një bazë për mësimdhënësit e interesuar në zbatimin e teknologjisë në klasë për mësimin e gjuhës dhe më gjerë. Lënda prezanton teoritë dhe praktikat aktuale të asistimit kompjuterik për të mësuarit të gjuhës (AKMGJ). Temat e lëndës përfshijnë historinë dhe parimet e AKMGJ-së, vlerësimin e softuerëve, projektimin dhe zhvillimin e kurseve të gjuhës nëpërmjet ueb-bazave, përdorimin e kompjuterëve në komunikim, hyper media dhe Corpus për mësimin e gjuhës. Përveç kësaj, do të futen edhe përdorimi i kompjuterëve në zhvillimin e aftësive gjuhësore të veçanta në fushën e leximit, shkrimit, komunikimit / shqiptimit. Lënda gjithashtu shqyrton teoritë aktuale të mësimit të gjuhës që nënvizojnë aplikacionet e AKMGJ-së.
  • [C2208] [6 SETK] Mësimi digjital dhe shkencat humane
    Fusha e arsimimit digjital mbulon aspektin e edukimit përmes një mediumi digjital. Arsimimi digjital synon të pajisë studentët me aftësitë që ju nevojiten për të jetuar, mësuar dhe prodhuar në një mjedis në të cilin të gjitha mënyrat e komunikimit janë nëpërmjet teknologjive digjitale.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [C2212] Sigurimi i cilësisë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [E2656] Trendet moderne në arsim: CEFR
    • [EEI-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-502] Мësimdhënia e anglishtes tek të rinjët
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
Google+