Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2013/2014dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 2.09.2013, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve:
LISTA E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË PËR REGJISTRIME
Parashtrimi i ankesave
Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 03.09.2013, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.
Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do ti shqyrtojë me datë 05.09.2013.
Shënim:
1.
a. Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund ta kompletojnë dokumentacionin në afatin e dytë, nga 2 shtator deri 12 shtator 2013.
b. Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin të dytë.
c. Kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla qe nuk i nënshtohen provimit të maturës shtetërore do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.
2. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin e dytë të regjistrimit (12 shtator 2013), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.
3. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2013 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.
Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 03.09.2013 deri më 14.09.2013
Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.
E-mail: admissions@seeu.edu.mk
Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)
Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit
Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve në UEJL, për vitin akademik 2013/2014, se regjistrimi do të bëhet nga data 03.09.2013 deri më 14.09.2013.
Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:
Për studime të rregullta:
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
§ Biznes dhe ekonomi 55 300 den
§ Agrobiznesi 55 350 den
§ Sistemet e Iinformacionit dhe menaxhmenti 31 250 den + 40 000 den
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
§ Drejtimi i Shkencave Kompjuterike 55 300 den
§ Drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike 55 300 den
§ Drejtimi Informatika e Biznesit 61 500 den
§ Informatika e Mediave 61 500 den
Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikë
§ Menaxhimi bashkëkohor Bankar 61 500 den
§ Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve 61 500 den
§ Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI 61 500 den
Fakulteti të Drejtësisë
§ Drejtimi i Drejtësisë 40 000 den
§ Drejtimi i Kriminalogjisë dhe Sigurisë 40 000 den
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
§ Drejtimi Administrim Publik 40 000 den
§ Drejtimi Shkencat Politike 40 000 den
§ Studime Evropiane 40 000 den
§ Drejtimi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri 61 500 den
§ Studime Evropiane program I perbashkët 61 500 den
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 40 000 den
§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den
§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den
§ Drejtimi Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den
Për studime me korrespodencë:
- Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisët 40 000 den
- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore 40 000 den
- Fakulteti të Drejtësisë 27 700 den
- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike 27 700 den
- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit 27 700 den
Për studime Online
§ Drejtimi i Shkencave kompjuterike 40 000 den
§ Biznes dhe ekonomi 40 000 den
Shënim:Lartësia e pagesës së shkollimit për studime në distancë është e njejtë për të gjitha programet studimore në kaudë të fakultetit përkatës.
Pagesa e semestrit:
Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:
Data:
3 – 14 shtator 2013 Pagesa e semestrit
Pagesa në Denarë:
Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2013/14
Pagesa nga jashtë në EURO:
Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X
Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!
Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.
E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049
Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:
Tetovë 10 shtator 2013, e martë nga ora 11:00 dhe 13:00
Shkup 6 Shtator 2013, e premte nga ora 11:00 dhe 13:00