Garën solemnisht të hapur e shpalli kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington, i cili u shpreh i kënaqur me cilësinë e lartë të nxënësve garues. Presidenti Farington ndau çmimet për fituesit.
Lufta ishte e ashpër, kurse komisioni e kishte shumë të vështirë të shpallë fituesit, pasi dallimi mes tyre ishte vetëm në nuanca.
Vendin e parë në këto gara e zuri Antonio Burevski, nga Gjimnazi “Gostivar”, nga Gostivari, në vendin e dytë u radhit Lirza Emini, nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë e Tetovës dhe vendin e tretë e fitoi Emilija Georgievska, nga Shkolla e Mesme Ekonomike “8 Shtatori”, nga Tetova.
Të dalluar në këtë garë ishin edhe nxënësit: Simona Biskoska (Udro Uilson - Tetovë), Arbnora Miftari ( Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë), Arnen Telqiu (Gjimnazi “Zef Lush Marku”-Shkup), Halime Presheva ( Shkolla e Mesme Teknike – Preshevë) dhe Ema Bliznovska (Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”- Tetovë).
Tre vendet e para nga Universiteti u shpërblyen me të holla.
U mbajtën garat në recitim të veprave të Shekspirit
25 prill 2016Nxënës të shkollave të mesme nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, treguan talentin e tyre të shkëlqyeshëm, në Garat në recitim të veprave të Shekspirit, që u mbajtën të premten (22 prill), në organizim të Katedrës së gjuhës angleze të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
Më shumë lajme
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së