“Edhe kriza e refugjatëve që erdhi si pasojë e konflikteve të brendshme në rajonin e Lindjes së Mesme, aktivizoi ndërgjegjen evropiane dhe shumë shpejtë kjo krizë i detyroi shtetet e ndryshme që të ndjekin politikën gjermane të ’dyerve të hapura’. Edhe pse jo gjithmonë, kjo politikë pati mirëkuptim nga qeveritë e caktuara, ajo megjithatë nxiti dhe përshpejtoi aksionet diplomatike për një menaxhim më efikas të kësaj krize”, tha në mes tjerash rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, duke shtuar se kjo kishte si motiv edhe ndjenjën e solidaritetit tonë që buron në traditën e mikpritjes, aq më tepër kur edhe ne si popull u detyruam të presim refugjatë nga viset tjera të rajonit.
Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që kjo ambasadë ka me Universitetin, ku si rezultat ishte edhe kjo konferencë dhe aktivitete të tjera të organizuara dhe që pritet të organizohen në të ardhmen.
Drejtoi i Institutit “Maks van der Shtul”, Veton Latifi, tha se jo rastësisht e kanë zgjedhur këtë temë, pasi vet aktualiteti dhe përmasat që ka kjo krizë ndikon në zhvillimet e gjithëmbarshme të rajonin dhe më gjerë.
Në konferencë more pjesë studiues dhe njohës të mire të kësaj problematike, si Adam Balcer nga Polonia, Suzana Saliu (Qendra për Menazhim), Grida Duma, (Universiteti I Tiranës), Bernd Burwitz (GIZ) dhe profesorë nga UEJL, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti „Shën Qirili dhe Metodi“.
U mbajt konferenca për krizën e refugjatëve
19 maj 2016“Kriza e refugjatëve dhe implikimet humanitare e politike në Ballkan“, ishte tema e konferencës së tretë vjetore, që u mbajt të martën (17 maj 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Institutit “Maks van der Shtul”, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO