Rektori Bexheti e falënderoi ministrin e arsimit për dorëzimin e vendimit zyrtar dhe për mbështetjen për hapjen e këtij fakulteti
“Kemi oferta shumë cilësore, në kuptimin jo vetëm të stafit cilësor, por edhe të teknikës dhe teknologjisë. Shpresojmë se me funksionimin e këtij fakulteti, do të japim edhe impaktin e duhur shoqëror edhe në këtë sferë. Po ashtu, sot promovojmë edhe krejt teknologjinë dhe aparaturën që e kemi siguruar, posaçërisht Qendrën Simulative, e cila ua ofron studentëve të vitit të parë krejt mundësitë praktike”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Rektori Bexheti.
Rektori Bexheti, tha se fakulteti mbetet i hapur për komunitetin, posaçërisht për shkollat e mesme që mund të shfrytëzojnë kapacitet teknologjike të këtij fakulteti.
Ministri i Arsimit dhe Shkencave i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, tha është i kënaqur me atë që ka pa sot, duke e vënë theksin në pajisjet dhe kapacitetet për realizimin e punës praktike.
“Ne si ministri i kemi përkrahur nismat e këtilla, pasi ato janë në shërbim të mësimdhënies interdisiplinare, ku gërshetohet teoria dhe praktika në një vend.”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore ofron dy drejtime : Infermieri dhe Fizioterapi. Vitet në vijim pritet që oferta e këtij fakulteti të zgjerohet edhe me drejtime të tjera.