Zgjedhjet e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS) 2022/2023, përfunduan me mbledhjen konstituive të PAS-së, të mbajtur më 30 nëntor 2022, ku ishin të pranishëm të 18-të kandidatët e sapozgjedhur, për të propozuar dhe votuar Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e tyre.
Procesi i plotë zgjedhor u mbështet dhe u monitorua nga Komisioni Zgjedhor, i cili mundësoi zgjedhje studentore të ndershme dhe demokratike. Megjithatë, për disa parregullsi në lidhje me disa çështje etike iu tërhoq vëmendja anëtarëve të Parlamentit dhe që rezultoi në tërheqjen e Komisionit nga zgjedhjet për Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin.
Parlamenti i ri studentor zgjodhi për kryetar të ri z. Demir Demiri me 12 vota “për” dhe 6 fletvotime “të pavlefshme” dhe z. Adem Sopa për nënkryetar me 17 vota “për” dhe 1 fletëvotim “i pavlefshëm”. UEJL-i mbetet i përkushtuar për të siguruar kënaqësinë e studentëve nga standardet e larta të cilësisë në të gjitha sferat e aktiviteteve dhe përvojave të tyre gjatë studimeve.