Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt trajnimi për formësimin e profilit akademik të së ardhmes

“Formësimi i stafit akademik të së ardhmes nga perspektiva e hulumtimit, digjitalizimit, sipërmarrësisë dhe perspektivës humaniste” është tema kryesore e trajnimit dyditor të stafit, që mbahet sot dhe nesër (13,14 shtator), në Universitetin e Evropës Juglindore.

“UEJL dhe Arsimi i Lartë në mes të sotmes dhe së ardhmes”, ishte tema e prezantimit të Rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili njëkohësisht prezantoi vizionin e tij për të ardhmen e Universitetit.

Rektori Bexheti, në prezantimin e tij u përqendrua në pikat kyçe të zhvillimit të Universitetit dhe në sfidat kryesore më të cilat ballafaqohet UEJL. Ai elaboroi në detaje lidhur me mjedisin ku veprojmë në si institucion i arsimit të lartë, duke potencuar edhe vizionin dhe strategjinë e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, EUA, që është “Universitete pa barriera”.

“Universitet sipas këtij vizioni duhet të jenë të hapur, transformues, të kenë qëndrueshmëri, të jenë divers, autonom dhe të përgjegjshëm. Megjithatë, aktualisht në mjedisin arsimor në Maqedoninë e Veriut këto trendë janë kundër politikave të BE-së”, theksoi Rektori Bexheti.

Lidhur me pozitën e UEJL-së, Rektori Bexheti, theksoi se Universiteti po ndjek trendin e transformimit të vazhdueshëm, duke aktualizuar ofertën e programeve të reja studimore në pajtim me kërkesat e tregut të punës.

“Deri në fund të vitit të ri akademik, pritet të ketë ndryshime statutore dhe të krijohet edhe një fakultet, ai i Shkencave Teknike. UEJL ka një pozitë të qëndrueshme financiare dhe ka një politikë të investimeve të vazhdueshme. Vitin e ri akademik studentët do të fillojnë me laboratorë me rreth 300 kompjuterë të ri.”, tha mes tjerash në prezantimin e tij Rektori Bexheti.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema aktuale, të cilat u prezantuan nga trajnues të fushave përkatëse dhe që ngjallën interes nga stafi i pranishëm.

Rritja e ndërgjegjësimit për anët pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale, synimi për të mbajtur ritmin me kompetencat digjitale të gjeneratave të reja të studentëve ishte njëra nga çështjet që u diskutuan në kudër të trajnimit me temë: Inteligjenca artificiale në arsim: sfidat dhe mundësitë. Stafi akademik dhe administrativ, po ashtu patën mundësi të ndjekin prezantimin lidhur për identifikimin dhe parandalimi i të gjitha rasteve të korrupsionit të formës së butë në arsimin e lartë, si dhe kontributi në të gjitha aktivitetet në UEJL në drejtim të promovimit të sjelljes etike në arsim. Për temën “Rritja e kapacitetit dhe profilit të hulumtimit individual dhe institucional” prezantoi eksperti i njohur ndërkombëtarë, Prof. Anthony Gould.

Gjatë ditës së ditë dytë të trajnimit do të trajtohen tema të rëndësishme për profilin ndërpersonal dhe socio-kulturor i mësimdhënësit/pedagogut bashkëkohor, si dhe si të bëhesh lider i një projekti akademik dhe sipërmarrës.

Trajnimi tradicional i stafit organizua nga Zyra e Cilësisë e UEJL-së.

Google+