Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nënshkruhet Memorandum Trepalësh për Ekonomi Qarkulluese – UEJL, Komuna e Tetovës dhe Saubermacher forcojnë bashkëpunimin për mjedisin

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe nga përfaqësuesit e Saubermacher, Arsim Fidani dhe Vullnet Sela.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kompania Saubermacher i dorëzoi Universitetit të Evropës Juglindore 6 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave, si mbështetje konkrete për forcimin e praktikave të selektimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave në kampusin universitar.

Ky donacion vlerësohet si një hap i rëndësishëm praktik që e plotëson dimensionin strategjik të Memorandumit, duke e kthyer bashkëpunimin në veprim konkret në terren.

Palët nënvizuan se ky partneritet trepalësh synon të forcojë lidhjen ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe komunitetit akademik, duke promovuar edukimin mjedisor, inovacionin dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa të gjelbra.

Memorandumi parasheh zhvillimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve edukative dhe shkencore, si dhe krijimin e mundësive për praktikë profesionale dhe angazhim të studentëve në fusha të lidhura me mjedisin dhe qëndrueshmërinë.

Ky bashkëpunim konsiderohet një hap domethënës drejt forcimit të agjendës së gjelbër në nivel lokal dhe rritjes së standardeve të menaxhimit të mbeturinave në komunitet.

Google+