Rangimi përfshin 324 universitete, mbi 33 mijë profesorë dhe studiues, si dhe më shumë se 19.7 milionë citime shkencore të regjistruara në Google Scholar. UEJL është vlerësuar me 53.739 citime shkencore dhe 170 profesorë e studiues të përfshirë në analizë.
Ky rezultat konfirmon pozitën e UEJL-së si një nga institucionet akademike me ndikimin më të madh shkencor në vend dhe rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.
Ndër profesorët e UEJL-së të renditur në listën e Top 10 Leading Researchers në Maqedoninë e Veriut janë Prof. Dr. Naser Durmishi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Prof. Dr. Gadaf Rexhepi.
Lista e plotë është e qasshme në: https://arbu-ranking.com/
UEJL renditet i treti në Maqedoninë e Veriut sipas ndikimit shkencor
16 qershor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është renditur i treti në Maqedoninë e Veriut dhe i 33-ti në Ballkan sipas rangimit më të ri Academic Ranking of Balkan Universities (ARBU).
Më shumë lajme
- Nënshkruhet Memorandum Trepalësh për Ekonomi Qarkulluese – UEJL, Komuna e Tetovës dhe Saubermacher forcojnë bashkëpunimin për mjedisin
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un