Përfaqësuesit e universitetit amerikan përbëheshin nga Dr. Kim Winter, Dekane e Kolegjit të Edukimit dhe Profesioneve Ndihmëse, Dr. A.J. Grube, Dekane e Kolegjit të Biznesit, Dr. Dan Grube, Profesor i Edukimit dhe Këshilltar për Ndërkombëtarizim, si dhe Prof. Wesley Milner, PhD, Drejtor i Angazhimit Global dhe Profesor i Studimeve Ndërkombëtare.
Gjatë takimit bilateral u diskutuan gjerësisht mundësitë për bashkëpunim institucional në fushat e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore, krijimit të programeve të përbashkëta studimore, si dhe forcimit të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Delegacioni i WCU-së shprehu një interes të veçantë për bashkëpunim konkret në fushat e edukimit, biznesit, shkencave sociale dhe juridike, si dhe në iniciativa të ndryshme që mbështesin inovacionin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni u njoh nga afër me hapësirat e kampusit të UEJL-së dhe infrastrukturën moderne akademike. Po ashtu, mysafirët realizuan një vizitë të veçantë në Institutin “Max van der Stoel”, ku u prezantuan aktivitetet kërkimore dhe projektet e suksesshme që ky institut zhvillon në fushën e të drejtave të njeriut, qeverisjes demokratike dhe politikave publike.
Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
1 korrik 2026Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) qëndroi për vizitë zyrtare një delegacion nga Western Carolina University (WCU) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike. Delegacioni i lartë u prit nga Prof. Dr. Veland Ramadani, Prorektor për Hulumtime, Planifikim dhe Ndërmarrësi, i shoqëruar nga dekanët e fakulteteve dhe drejtuesit e instituteve të UEJL-së.
Më shumë lajme
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së
- UEJL mirëpret gjeneratën e re: Një hap drejt dijes dhe së ardhmes
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara