Në prezantimin e tij mbi drejtimet strategjike dhe vizionin e Universitetit, Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, theksoi rëndësinë e kalimit nga faza e konsolidimit drejt një etape të re të zhvillimit të Universitetit, duke vënë në pah nevojën për përparim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë universitare, në përputhje me ndryshimet dhe kërkesat e kohës.
Në fokus të trajnimit ishte edhe AI@SEEU, me sesionin “Kornizat akademike të IA-së”, të prezantuar nga Prof. Dr. Florije Ismaili. Për zhvillimet në fushën e hulumtimit shkencor në UEJL, prezantoi Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani.
Të arriturat dhe portofoli i Institutit “Max van der Stoel” u prezantuan nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Veli Kreci, ndërsa projektet e inovacionit të zbatuar të Qendrës së Inovacionit të Biznesit (BIC) u prezantuan nga drejtori Avni Arifi.
Programi përfshiu gjithashtu prezantimin e procesit të transferimit të studentëve, nga Driton Asani dhe Dëshira Imeri, me fokus në përafrimin e proceseve dhe rrjedhës së punës.
Trajnimi synon avancimin e kompetencave profesionale të stafit dhe shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjive të reja në proceset akademike dhe administrative.
Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
1 shtator 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka nisur sot trajnimin tradicional dyditor për stafin akademik dhe administrativ, i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital”.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL