Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajmet e fundit

  • Rektori Abazi në ceremoninë e ndarjes së çmimit ish-presidentit Ahtisari në Nju Jork

    29 shtator 2009

    Ditë më parë (25 shtator), në Nju Jork, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderoi me çmime dy personalitete – negociatorin që luajti një rol kyç në finalizimin e procesit të pavarësisë së Kosovës, ish-presidentin finlandez dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, Marti Ahtisari dhe fotografin Fadil Berisha, i cili përmes rrugës së artit për t’i bërë të njohura në botë vlerat shqiptare.

  • Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis UEJL dhe Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

    25 shtator 2009

    Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë dhe Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIOFA), kanë nënshkruar Memorandum për stimulimin e studentëve më të mirë në administratën shtetërore.

    Memorandumi është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM, Abdilaqim Ademi dhe rektori i UEJL-së, akademik Alajdin Abazi. Ky Memorandum parashikon lehtësime gjatë procesit të punësimit për 15 të diplomuarit më të mirë të këtij institucioni arsimor.

  • Pas javës orientuese filluan ligjëratat

    23 shtator 2009

    Pas javës orientuese, e cila filloi më 15 shtator, studentët e UEJL më 22 shtator filluan me ligjëratat e para. Për vite me radhë, në UEJL, viti i ri akademik fillon më 15 shtator, në përputhje me  Procesin e Bolonjës dhe java e parë është javë orientuese për studentët e rinj.

  • Ilir Snopçe merr çmimin “Hulumtuesi më i mirë” në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut

    14 shtator 2009

    Ilir Snopçe, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka marrë çmimin “Hulumtuesi më i mirë”, në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Binghempton. Ai e ka dëshmuar veten si hulumtues i mirëfilltë me publikimin e një hulumtimi në revistën “Archiv der Mathematik” dhe dy punimeve të tjera në revistat Journal of Group Theory and the Journal of Algebra.

  • Klubi i bjeshkatarëve të UEJL “pushton” Мalin Ararat

    4 shtator 2009

    Në një ekspeditë alpinizmi në Turqi, e cila zgjati nga 26 gusht deri më 3 shtator 2009, dy pjesëtarët e Klubit “SEE University-Alpine” dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të Maqedonisë, Artan Luma dhe Memet Memeti edhe përkundër motit të keq me sukses u ngjitën në majat më të larta të malit turk, Ararat (5137 metra lartësi mbidetare).

  • Dr. Farrington në Forumin Vjetor të AEHI në Lituani

    2 shtator 2009

    Dr. Dennis Farrington, kryetar i Bordit të Universitetit, e përfaqësoi UEJL-në dhe Republikën e  Maqedonisë në Forumin vjetor të XXXI-të të Asociacionit Evropian për Hulumtim Institucional-AEHI (EAIR - European Association for Institutional Research: www.eair.nl ),

  • Informata të rëndësishme rreth shpalljes së rezultateve të aplikimit për regjistrim në UEJL

    28 gusht 2009

    Universiteti i Evropës Juglindore, brenda një afati sa më të shkurtër do të shpallë rezultatet e aplikimit për regjistrim në vitin akademik 2009-2010. Kështu, më 3 shtator 2009, do të bëhet shpallja e rezultateve preliminare të aplikantëve, kurse më 5 shtator 2009, do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të aplikantëve.  Ndërkaq, regjistrimi i studentëve (regjistrimi i semestrit të parë për studentet e pranuar), do të mund të bëhet nga 7 deri më 11 shtator 2009. Gjithashtu, lidhur me mbajtjen  е  testimit për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, që do të mbahet më 9 shtator 2009, në orën 11:00, të gjitha informatat për listat dhe klasat do të shpallen më 7 shtator 2009. Sa i përket bursave, lista preliminare për bursat meritore (MBS), do të shpallet më datë 5 shtator 2009,

  • Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nis bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji

    25 gusht 2009

    Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB) i UEJL-së dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Teknologjik të Tokios së shpejti pritet të fillojnë bashkëpunimin konkret në të gjitha fushat, thotë dekani i FSHTB, Doc. Dr. Bekim Fetaji, i cili është angazhuar si profesor vizitues ne këtë universitet japonez.  

  • Ekipi i UEJL i shtati në Evropë në futsal

    14 gusht 2009

    Në Pordgoricë të Malit Zi nga 20 deri më 26 korrik 2009, u mbajt Kampionati i gjashtë Evropian në Futsal, ku morën pjesë 16 ekipe të universiteteve nga 15 shtete evropiane. Çdo shtet u përfaqësua nga fituesit e kampionateve universitare të shteteve përkatëse për vitin akademik 2008/2009. Maqedoninë sivjet e përfaqësoi ekipi i UEJL. SEE University arriti sukses të madh në këtë kampionat, duke u plasuar në ndeshjet finale dhe duke u renditur kështu në vendin e shtatë.

  • Mbrojtja e doktoraturave - dëshmi e punës kërkimore shkencore në UEJL

    11 gusht 2009

    Universiteti i Evropës Juglindore dëshmoi edhe njëherë se është lider në rajon në krijimin e kuadrove të aftë shkencorë dhe të dëshmuar nga sfera të ndryshme të shkencës. Muajt maj, qershor dhe korrik të këtij viti akademik përveç se ishin muajt e mbrojtjes së një numri të tezave të magjistraturës, ishin edhe muajt kur u mbrojtën me sukses edhe një numër i madh i tezave të doktoraturës. Kërkimet e bëra dhe temat e përpunuara u ndoqën me interes jo vetëm nga opinioni i gjerë, por edhe nga mediumet në Maqedoni.

  • Magjistraturat kurorëzim i një studimi hulumtues në UEJL

    10 korrik 2009

    Në UEJL, gjatë muajit qershor dhe korrik janë organizuar disa mbrojtje publike të tezave të magjistraturave dhe të doktoraturave. Në mesin e tyre janë shumë tema, që kanë zgjuar interes tek ata që i kanë dëgjuar, por edhe në opinionin më të gjerë. "Mekanizmat e menaxhimit financiar në funksion të krijimit të ambientit cilësor dhe konkurrues studimor në UEJL”, ishte tema e magjistraturës që u mbrojt nga kandidati Rashid Emini, kurse  Flora Kadriu, e mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Aspektet shoqërore të sekularizimit në RM".

  • Seminar “Trendët aktuale në shkencat kompjuterike”

    7 korrik 2009

    Të enjten dhe të premten (2 dhe 3 korrik) në UEJL u mbajt seminari ndërkombëtar me titull : “Tendencat aktuale në shkencat kompjuterike. Seminari është organizuar nga tre universitete partnere: Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë – Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Universiteti Politeknik i Tiranës-Fakulteti i Teknologjive Informatike dhe Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

  • Mbrojtja e parë publike e tezës së magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore nëpërmjet video konferencës

    30 qershor 2009

    Më 24 qershor 2009, kandidatja Iranda Bajrami nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit-lektore në Qendrën e gjuhëve në UEJL, e mbrojti me sukses tezën e magjistraturës në Programin studimor Mësimdhënia e Gjuhës Angleze. Kjo mbrojtje kishte zgjuar një vëmendje të veçantë për faktin se ishte mbrojta e parë publike e tezës së magjistraturës nëpërmjet video konferencës në Universitetin e Evropës Juglindore.

  • Një delegacion i Universitetit të Stambollit qëndroi në UEJL

    17 qershor 2009

    Një delegacion i Universitetit të Stambollit, i udhëhequr nga rektori, Prof. Dr. Junuz Sojlet (Yunus SÖYLET), i shoqëruar nga prorektorët dhe drejtori i rrjetit të spitaleve të këtij Universiteti, të martën( 16 qershor 2009),vizituan UEJL.

    Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy universiteteve dhe vendosja e lidhjeve më të ngushta të bashkëpunimit në fusha konkrete. Delegacioni i Universitetit të Stambollit u prit nga rektori i UEJL, akademik Aljadin Abazi, i cili i njoftoi mysafirët nga Turqia për mundësitë arsimore dhe të infrastrukturës akademike dhe administrative të universitetit tonë.

  • U mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve – gjenerata 2006/2007

    9 qershor 2009

    Të shtunën (6 qershor 2009), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës 2006/2007.

  • Studentët e UEJL vizituan Parlamentin e Republikës së Kosovës

    4 qershor 2009

    Ditë më parë, një grup i studentëve të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, të shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Xhevair Memedi, prodekani prof. Jonuz Abdullai (njëherësh edhe organizator), profesori Bejtush Gashi, drejtori i Burimeve njerëzore, Muharrem Etemi, shefi i Zyrës së PR, Demush Bajrami dhe udhëheqësi i Unionit të Studentëve të UEJL, Agon Ferati, i bënë një vizitë me karakter pune Kuvendit të Republikës së Kosovës.

  • Me UEJL fitoni edhe diplomë të Universitetit të Londrës

    4 qershor 2009

    Punëtoria e përbashkët e mbajtur të shtunën (30 maj 2009), ndërmjet UEJL dhe LSE (London School of Economy), shënoi fillimin e realizimit të bashkëpunimit konkret ndërmjet dy universiteteve prestigjioze.

    Punëtoria (Workshop), u organizua në funksion të promovimit të këtij bashkëpunimi për programin e ri studimor të ciklit të parë - deridiplomik (që do të jetë pjesë e ofertës akademike), në fushën e "Sistemeve të informacionit dhe menaxhmentit", sipas konceptit te 'diplomës se dyfishtë'.

  • Profesorë të njohur amerikan ligjëruan në Departamentin e komunikimit në UEJL

    3 qershor 2009

    Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.

    Ligjërata ishte e destinuar për studentët e Shkencave të Komunikimit që ndjekin ligjëratat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

  • Sevil Rexhepi and Merita Zulfiu attended in the international conference in Turkey

    21 prill 2009

    "Foreign direct investment and sustainable development in transition economies-The case of the Republic of Macedonia", was the topic of scientific paper, which Sevilla Rexhepi and Merita Zulfiu, presented at the international conference, held from 6-9 April 2009 in Antalya Turkey. The conference was organized by the Faculty of Political Sciences of Ankara University, University of Warwick, U.K. and the Bucks New University, U.K.

Go to page:
Google+