Lajmet e fundit
-
SEEU Futsall - i pari në Maqedoni
20 tetor 2009 -
Rektori akademik Alajdin Abazi promovon UEJL-në në Japoni
20 tetor 2009
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), nisë bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji dhe Agrikulturë (TUAT). Për këtë qëllim, rektori i UEJL-së Akademik Alajdin Abazi dhe prorektori Murtezan Ismaili tashmë po qëndrojnë për një vizitë në Tokio, Japoni, ku edhe kanë filluar bisedimet me homologët e tyre për lidhjen e bashkëpunimit midis UEJL-së dhe TUAT. -
Ueb-faqja e UEJL - e dyta për nga popullariteti në Maqedoni
19 tetor 2009Ueb-faqja e Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, është renditur e dyta në listën ueb-faqeve më të vizituara të universiteteve në Maqedoni. E para, në këtë listë, gjendet ueb-faqja e Universitetit të Shkupit, kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës gjendet në vendin e katërt. Ndërkaq, në nivel botëror, UEJL, pas vetes i ka lënë të gjitha universitet në Maqedoni. Kështu, në bazë të kësaj renditjeje, para UEJL gjendet vetëm Universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, kurse pas UEJL, gjenden Universiteti i Manastirit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Shtipit etj.
-
Dr. Dennis Farrington merr pjesë në Konferencën Vjeshtore të AUE
13 tetor 2009Dr. Dennis Farrington , kryetar i Bordit të UEJL ( në foto së bashku me rektorin e Universitetit të Malit të Zi, Prof. dr. Predrag Miranoviq), përfaqësues i vetëm nga universitet e Maqedonisë, ka marrë pjesë në Konferencën Vjeshtore të AUE, nga 8-10 tetor, në Giessen të Gjermanisë, ku kanë qenë të pranishëm rreth 400 rektorë dhe zyrtarë të tjerë nga Evropa dhe pjesë të tjera të botës.
Tema e konferencës ishte “Internacionalizmi”: pjesë e konsiderueshme e diskutimit ishte përdorimi i gjuhëve në promovimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe mobilitetin brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe më tej. -
Në UEJL promovohet film dokumentar për veprën e Ndre Mjedës
8 tetor 2009Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në organizim të Katedrës së Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të martën (06.10.2009) u bë promovimi i filmit dokumentar "Andrra e jetes" , i bazuar në poemën me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur shqiptar Ndre Mjeda.
Fjalën e hapjes së promovimit e bëri dekani I I Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof.dr. Vebi Bexheti, i cili foli për rëndësinë e këtij filmi dokumentar, i cili ndriçon opusin krijues dhe kombëtarë të Ndre Mjedës. -
Rektori Abazi në ceremoninë e ndarjes së çmimit ish-presidentit Ahtisari në Nju Jork
29 shtator 2009Ditë më parë (25 shtator), në Nju Jork, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderoi me çmime dy personalitete – negociatorin që luajti një rol kyç në finalizimin e procesit të pavarësisë së Kosovës, ish-presidentin finlandez dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, Marti Ahtisari dhe fotografin Fadil Berisha, i cili përmes rrugës së artit për t’i bërë të njohura në botë vlerat shqiptare.
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis UEJL dhe Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit
25 shtator 2009Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë dhe Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIOFA), kanë nënshkruar Memorandum për stimulimin e studentëve më të mirë në administratën shtetërore.
Memorandumi është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM, Abdilaqim Ademi dhe rektori i UEJL-së, akademik Alajdin Abazi. Ky Memorandum parashikon lehtësime gjatë procesit të punësimit për 15 të diplomuarit më të mirë të këtij institucioni arsimor. -
Pas javës orientuese filluan ligjëratat
23 shtator 2009Pas javës orientuese, e cila filloi më 15 shtator, studentët e UEJL më 22 shtator filluan me ligjëratat e para. Për vite me radhë, në UEJL, viti i ri akademik fillon më 15 shtator, në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe java e parë është javë orientuese për studentët e rinj.
-
Ilir Snopçe merr çmimin “Hulumtuesi më i mirë” në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut
14 shtator 2009Ilir Snopçe, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka marrë çmimin “Hulumtuesi më i mirë”, në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Binghempton. Ai e ka dëshmuar veten si hulumtues i mirëfilltë me publikimin e një hulumtimi në revistën “Archiv der Mathematik” dhe dy punimeve të tjera në revistat Journal of Group Theory and the Journal of Algebra.
-
Klubi i bjeshkatarëve të UEJL “pushton” Мalin Ararat
4 shtator 2009Në një ekspeditë alpinizmi në Turqi, e cila zgjati nga 26 gusht deri më 3 shtator 2009, dy pjesëtarët e Klubit “SEE University-Alpine” dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të Maqedonisë, Artan Luma dhe Memet Memeti edhe përkundër motit të keq me sukses u ngjitën në majat më të larta të malit turk, Ararat (5137 metra lartësi mbidetare).
-
Dr. Farrington në Forumin Vjetor të AEHI në Lituani
2 shtator 2009Dr. Dennis Farrington, kryetar i Bordit të Universitetit, e përfaqësoi UEJL-në dhe Republikën e Maqedonisë në Forumin vjetor të XXXI-të të Asociacionit Evropian për Hulumtim Institucional-AEHI (EAIR - European Association for Institutional Research: www.eair.nl ),
-
Informata të rëndësishme rreth shpalljes së rezultateve të aplikimit për regjistrim në UEJL
28 gusht 2009Universiteti i Evropës Juglindore, brenda një afati sa më të shkurtër do të shpallë rezultatet e aplikimit për regjistrim në vitin akademik 2009-2010. Kështu, më 3 shtator 2009, do të bëhet shpallja e rezultateve preliminare të aplikantëve, kurse më 5 shtator 2009, do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të aplikantëve. Ndërkaq, regjistrimi i studentëve (regjistrimi i semestrit të parë për studentet e pranuar), do të mund të bëhet nga 7 deri më 11 shtator 2009. Gjithashtu, lidhur me mbajtjen е testimit për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, që do të mbahet më 9 shtator 2009, në orën 11:00, të gjitha informatat për listat dhe klasat do të shpallen më 7 shtator 2009. Sa i përket bursave, lista preliminare për bursat meritore (MBS), do të shpallet më datë 5 shtator 2009,
-
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nis bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji
25 gusht 2009
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB) i UEJL-së dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Teknologjik të Tokios së shpejti pritet të fillojnë bashkëpunimin konkret në të gjitha fushat, thotë dekani i FSHTB, Doc. Dr. Bekim Fetaji, i cili është angazhuar si profesor vizitues ne këtë universitet japonez. -
Ekipi i UEJL i shtati në Evropë në futsal
14 gusht 2009Në Pordgoricë të Malit Zi nga 20 deri më 26 korrik 2009, u mbajt Kampionati i gjashtë Evropian në Futsal, ku morën pjesë 16 ekipe të universiteteve nga 15 shtete evropiane. Çdo shtet u përfaqësua nga fituesit e kampionateve universitare të shteteve përkatëse për vitin akademik 2008/2009. Maqedoninë sivjet e përfaqësoi ekipi i UEJL. SEE University arriti sukses të madh në këtë kampionat, duke u plasuar në ndeshjet finale dhe duke u renditur kështu në vendin e shtatë.