COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E Drejta Kushtetuese dhe Administrative (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-LAWCAL120C
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drjeta kushtetuese dhe administrative
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Qëllimi i programit studimor E Drejta Kushtetuese dhe Administrative është të ofrohen module, të cilët do ta përfshijnë bazën e njohurive kushtetuese-administrative për përafrimin ndaj profesioneve juridike, të cilat janë të ndërlidhura me lëmin e të drejtës kushtetuese dhe administrative dhe të sigurohen njohuri solide, të posaçme dhe sistematike për institucionet dhe për bazat e sistemit kushtetues dhe administrativ të RMV-së, si dhe njohuri krahasimatre të rajonit dhe të Bashkimit Evropian nga lëmi përkatës.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të magjistraturës të aftësohen për t’i zbatuar njohuritë dhe shkathtësitë e përgjithshme dhe të posaçme teorike dhe praktike profesionale dhe kushtetuese-administrative në praktikë; të ofrojnë përgjigje analitike si nga pikëpamja e zbatimit të akteve normative juridike, ashtu edhe nga pikëpamja e ndryshimit të rregullativës juridike; t’i shqyrtojnë dhe t’i hulumtojnë fenomenet dhe problemet kushtetuese-administrative dhe të japin propozime kreative për zgjidhjen e tyre; në mënyrë kritike dhe argumentative t’i analizojnë dhe t’i evaluojnë zgjidhjet juridike dhe funksionimin e institucioneve juridike-kushtetuese-administrative në praktikë; të vijojnë me perfeksionimin e mëtejshëm të studimeve të doktoratës në lëminë e shkencave juridike- kushtetuese-administrative; ta ndjekin zhvillimin e legjislacionit dhe të praktikës juridike dhe të angazhohet për zbatimin e rezultateve shkencore të hulumtimit në praktikën legjislative dhe juridike.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Tregon njohuri dhe kuptim për të drejtën kushtetuese dhe të drejtën administrative, duke zbatuar metodologjinë adekuate për zgjidhjen e problemeve komplekse kushtetuese dhe administrative, si në mënyrë sistematike, ashtu edhe në mënyrë kreative, që siguron bazë, apo mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ose zbatimin e ideve autonome në kontekst të hulumtimit kushtetues e administrativ;
  • Aftësi për përdorimin e dijeve të gjera dhe të thella kushtetuese-administrative;
  • Tregon nivel të lartë të kompetencës në të drejtën kushtetuese-administrative;
  • Posedon dije nga njëra ose më shumë lëndë të lëmisë, të cilat, në fushat e dhëna shkencore, mbështeten në hulumtimet më me renome ndërkombëtare në lëminë kushtetuese-administrative.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për zgjidhjen kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve me origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura dhe në kontekst multidisiplinar, të ndërlidhur me trendet bashkëkohore të së drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për sintetizimin dhe integrimin e dijeve;
  • Aftësi për menaxhimin me çështje komplekse, sistematikisht dhe kreativisht, për vlerësimin solid, madje edhe gjatë informacioneve jo të plota dhe të kufizuara, por të cilët i përfshijnë përgjegjësitë personale, shoqërore dhe etike gjatë zbatimit të dijeve të fituara kushtetuese dhe administrative;
  • Aftësi për vlerësimin dhe seleksionimin e teorive shkencore, metodologjive, mjeteve dhe shkathtësive të përgjithshme nga lëmitë e lëndëve dhe vendosja e analizave dhe zgjidhjeve të reja në baza shkencore.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për këmbimin e konkluzioneve dhe propozimeve me mbështetjen me argumente dhe me mbështetje racionale të tyre, si me persona profesionistë, ashtu edhe me persona joprofesionistë, qartë dhe bindshëm;
  • Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; menaxhimi dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për njohjen e nevojës personale për dijet e mëtejshme dhe aftësi për veprimin e pavarur dhe të mëvetësishëm gjatë fitimit të dijeve dhe shkathtësive të reja në kontekst nacional, rajonal dhe evropian si dhe në kontekst botëror;
  • Aftësi për marrjen e përgjegjësisë për zhvillimin dhe perfeksionimin e mëtejshëm profesional.

Semestri 1

  • [MCAL-0101] [6 SETK] E drejta kushtetuese e zbatuar
    Qëllimi i lëndës: Fitimi i njohurive për konceptet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese dhe të institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe qëndrimet e ndryshme teorike për to. Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese, si shkencë dhe degë juridike, duke e përfshirë analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në domenin rajonal dhe evropian. Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e organeve shtetërore dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit; Inkurajimi i mendimit kritik te studentët për çështjet themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në suaza të BE-së, me ç’ rast, do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian, i cili në të ardhmen, si një ekspert, do të duhet ta interpretojë dhe ta zbatojë të drejtën kushtetuese në rrafshin nacional dhe evropian. Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese në aspektin krahasimtar dhe nacional, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse konsiderohet vetëm në aspektin nacional; Planprogrami, gjithashtu, në vetvete do të mbulojë: Rregulloren e re të punës së Kuvendit e cila ka një rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në Maqedoni, ligjet e reja që rregullojnë materien kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, pushtetin vendor, sistemi zgjedhor, shoqëria civile, mbrojtjes, politikës së jashtme, etj; Përveç këtijj komponenti normativ, planprogrami do të përpunojë dhe praktikën e organeve qendrore të pushtetit shtetëror në RMV, përkatësisht të: Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, e cila ka një ndikim të fortë në të drejtën kushtetuese si shkencë. Gjithashtu, do të përfshihen edhe amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë një ndikim të madh në demokracinë e shumicës në RMV, si dhe në vlerat themelore kushtetuese të rendit kushtetues të RMV-së, si dhe amendamentet kushtetuese të vitit 2005, lidhur me reformat gjyqësore në RMV. Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje t’i bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktik; T’i bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike mbi konceptet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese; T’i përshkruajnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe komuniteteve etnike.
  • [MCAL-0102] [6 SETK] E drejta administrative e zbatuar
    Qëllimi i lëndës: I definojnë dhe i kuptojnë konceptet e administratës dhe funksioneve administrative; - E njohin dhe e analizojnë legjislacionin që e rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës publike në Maqedoninë e Veriut; - T’i shqyrtojnë veprimtaritë kryesore të funksionit administrativ; - Ta bëjnë dallimin në mes të llojeve të akteve të administratës dhe t’i zotërojnë hapat e parë të krijimit të akteve të tilla; - T’i mësojnë llojet e mbikëqyrjes administrative; - T’i mësojnë mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para klientëve-përdoruesit e shërbimeve të saj; - Për punësim në të ardhmen në organet e administratës së RMV, OJQ, në institute dhe institucione që merren me zgjidhjen e lëndëve të natyrës juridike administrative.
  • [EMCA0030] [6 SETK] Teoria dhe praktika e federalizmit
    Kjo lëndë studentëve u ofron njohuri për organizimin e shteteve federative, organeve të tyre, kompetencave, llojeve të shteteve të përbëra, disa federata me karakteristike në botë, si dhe për çështjet qendore teorike e praktike të ndërlidhura me shtetet federative, siç janë: Kushtetuta e shtetit federativ,, struktura e federatës, ndarja e kompetencave midis federatës dhe subjekteve të saj, pjesëmarrja e subjekteve të federatës në ushtrimin e pushtetit federativ, e drejta e vetorganizimit e subjekteve të federatës, çështja e sovranitetit (shtetshmërise) në shtetin federativ, perspektivat e federalizmit në botë, si dhe çështja për pozitën e njësive federale në marrëdheniet ndërkombëtare. Studenti fiton njohuri për nocionet themelore dhe ligjshmëritë e federalizmit, që do ta aftësojnë atë për arsyetimin historik, komparativ dhe kritik të federatave aktuale dhe proceseve lidhur me to.
  • [MCAL-0203] [6 SETK] E drejta parlamentare
    Qëllimi i kësaj lënde, konsiston në përvetësimin e njohurive juridike-teorike dhe praktike e të zbatueshme për parlamentin, si një organ përfaqësues, legjislativ dhe sovran në suaza të pushtetit shtetëror të shtetit të caktuar, duke përfshirë edhe organizimin e tij, strukturën dhe kompetencat në RMV, të shoqëruar edhe me aspektet juridike-krahasimtare.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM530] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [EMCAL-05] Sistemi i nëpunesve
    • [EMCAL-04] Kontratat administrative
    • [EM531] E drejta ekologjike
    • [EM532] E drejta e procedurave të veçanta administrative
    • [EM476] Klinika juridike - E drejta kushtetuese dhe administrative
    • [EM533] E drejta gjyqësore
    • [EM534] Administrata publike dhe shtetërore
    • [EM535] Hyrje në të drejtën amerikane

Semestri 2

  • [MCAL-0201] [6 SETK] E drejta e procedurës administrative
    Qëllimi i lëndës është aftësimi i studentëve, që: - T’i përkufizojnë dhe t’i kuptojnë nocionet e administratës dhe funksionit administrativ; - Ta njohin dhe ta analizojnë rregullativën juridike, me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV; - T’i shqyrtojnë veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; - Ta bëjnë ndarjen midis llojeve të akteve të administratës dhe t’i zotërojnë hapat e para në krijimin e akteve të këtilla; - T’i mësojnë llojet e mbikëqyrjeve administrative; - T’i njohin mekaniymat e kontrollit mbi punën e administratës dhe përgjegjësinë e saj përpara organeve të tjera shtetërore, por edhe përpara klientëve-- shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; - Të fitojnë aftësi për punësimin e ardhshëm në organet e administratës se RMV, organizatat joqeveritare, si dhe të gjitha institucionet në të cilat vendosen çështje të natyrës juridike-administrative.
  • [CM165] [6 SETK] Konteksti administrative dhe gjyqësia administrative
    Qëllimi i lëndës: - Përdorimi i drejtë (leximi dhe interpretimi), i normave ligjore me të cilat rregullohet inicimi, ecuria dhe përfundimi i procedurës gjyqësore- administrative përpara Gjykatës Administrative dhe Gjykatës Supreme; - Përgatitja e padive për inicimin e procedurës gjyqësore-administrative (për të gjitha profilet e juristëve); - Ndërmarrja e veprimeve procedurale gjatë procedurës gjyqësore-administrative (për avokat, nëpunës shtetëror që vendosin lëndë administrative, juristë të punësuar në trupa punues dhe në organe të mëvetesishme shtetërore, gjyqtar të Gjykates Administrative, si dhe për shërbimet profesionale në Gjykatën Administrative); - Përpunimi i vendimeve (aktvendimeve dhe aktgjykimeve), të marra në procedurën administrative të shkallës së parë dhe shkallës së dytë (për gjyqtar të Gjykatës Administrative); - Përpunimi i ankimimeve dhe padive për ripërtërirjen e procedurës gjyqësore (për avokat, nëpunës shtetëror që vendosin lëndë administrative).
  • [CPA129] [6 SETK] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    Programi i lëndës synon që studentët të fitojnë njohuri për partitë politike dhe modelet zgjedhore, si dhe funksionimin e tyre në jetën reale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në BE dhe në botë. Poashtu, do të ketë një rishikim të veçantë të sistemit zgjedhor të RMV-së, kushtet dhe perspektivat, pra ndërtimin e modelit të nevojshëm zgjedhor që i përshtatet rrethanave të RMV-së.
  • [CM166] [6 SETK] E drejta antikorrupsion
    Qëllimet e lëndës: Fitimi i njohurive rreth përkufizimit të korrupsionit, manifestimet dhe format e korrupsionit, karakteristikat e tij kriminologjike, aspektet penale ligjore të këtij krimi lidhur me karakteristikat e shkelësve dhe sasia e të ardhurave të paligjshme të fituara. Gjithashtu, studentët marrin njohuri rreth instrumenteve ndërkombëtare dhe konventave për luftën kundër korrupsionit, si dhe parandalimin e këtij lloji të krimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM530] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [EMCAL-05] Sistemi i nëpunesve
    • [EMCAL-04] Kontratat administrative
    • [EM531] E drejta ekologjike
    • [EM532] E drejta e procedurave të veçanta administrative
    • [EM476] Klinika juridike - E drejta kushtetuese dhe administrative
    • [EM533] E drejta gjyqësore
    • [EM534] Administrata publike dhe shtetërore
    • [EM535] Hyrje në të drejtën amerikane

Semestri 3

  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë. - Ta studiojnë, përmes qasjes së avancuar, raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [EMCA0020] [6 SETK] E drejta kushtetuese e krahasuar
    E Drejta Kushtetuese Krahasimtare i studion aspektet krahasimtare të sistemeve kushtetuese të BE-së dhe me gjerë, me qëllim të sigurimit të njohurive më të thelluara për parimet dhe për funksionimin e institucioneve kyçe të pushtetit shtetëror në aspektin krahasimtar.
  • [CM167] [6 SETK] E drejta administrative e krahasuar
    Lënda i studion aspektet juridike-krahasimtare të sistemeve administrative të BE-së dhe me gjerë, me qëllim të sigurimit të njohurive më të thelluara për parimet dhe për funksionimin e institucioneve kyçe të administratës publike në aspektin juridikо-komparativ.
  • [MCAL-0302] [6 SETK] Gjyqësori kushtetues
    Qëllimet e lëndës konsistojnë në fitimin e njohurive në lidhje me paraqitjen, zhvillimin dhe format e kontrollit gjyqësor kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për gjyqësinë kushtetuese, me theks në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së dhe të praktikës së saj.
  • [EMCAL-01] [6 SETK] E drejta e vetadministrimit lokal
    Lënda ofron informacione dhe njohuri të reja për realizimin e menaxhimit në vetadministrimin vendor. Përmes kësaj lënde studentët: - do të fitojnë njohuri specifike të koncepteve organizative dhe funksionale të vetadministrimit vendor; - do të fitojnë njohuri në lidhje me funksionimin e vetadministrimit vendor, ndarjen e pushtetit dhe raportet midis vetadministrimit vendor dhe pushtetit qendror; - do të fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme menaxhimit të mirë, duke i përdorur modelet dhe qasjet e teorisë moderne të menaxhimit; - do të jenë në gjendje t’i kuptojnë më mirë çështjet që lidhen me funksionimin e vetadministrimit vendor, dhe ata do të jenë në gjendje t’i zgjidhin këto probleme dhe t’i zbatojnë në mënyrë efikase vendimet e nxjerra; - do të zhvillohen aftësitë organizative dhe drejtuese të tyre për të punuar në administratën vendore;

Semestri 4

  • [MCCR4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar - shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme, siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+