Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të Drejtësisë (2020/2021)

Drejtimi: Kriminalistikë dhe Siguri
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: CRIM-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: I diplomuar në Kriminalistikë dhe Siguri
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Ky program nënkupton zgjerimin dhe thellimin gjegjësisht diferenciminin e arsimimit të lartë në kuadër të studimeve për drejtësi.
Ky program studimor ka për qëllim që studentëve t’u mundësojë:
- Të fitojnë njohuri themelore lidhur me konceptet dhe çështjet kryesore në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
- Të zhvillojnë aftësi për përdorimin e terminologjisë përkatëse,si dhe koncepteve përkatëse në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
- Të identifikojnë dhe analizojnë probleme në lidhshmëri me kriminalistikën dhe sigurinë.
- Të jenë në gjendje të analizojnë në mënyrë kritike kuptime lidhur me kriminalistikën dhe sigurinë.
- Të fitojnë aftësi dhe njohuri të veçanta me rëndësi praktike për karrierën e tyre të mëtejshme në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
- Të zgjedhin dhe të aplikojnë kornizë adekuate nga lëmi përkatës gjatë zgjidhjes së problemeve duke përdorur teknikat përkatëse.
- T’i integrojnë njohuritë e akumuluara në organizatë në funksion të sjelljes së vendimeve.
- T’i bartin në mënyrë efikase zgjidhjet dhe njohuritë.
- T’i zhvillojnë aftësitë personale të komunikimit, hulumtimit dhe analizës të cilat nevojiten për punësimin e studentëve të diplomuar nga ky program.
- Të zhvillohet mësim multilingual përmes promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.

Pas mbarimit të studimeve studentët duhet:
- Të kenë njohuri themelore për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
- Të kenë njohuri të hollësishme për objektin e studimit dhe kuptimet specifike të teknikës dhe taktikës kriminalistike.
- Të kenë mendimin e vetë kritik.
- Të jenë të aftë të analizojnë dhe hulumtojnë ngjarje relevante për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
- Të fitojnë aftësi të caktuara nga teknika dhe taktika kriminalistike të nevojshme për karrierën e tyre të mëtejshme.
- Të jenë të aftë të prezantojnë rezultate nga hulumtimet, të punojnë në ekip dhe të marrin pjesë në debat.
- Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike nga jeta reale.
 

Për realizimin e programit është angazhuar kuadri akademik i UEJL-së, UKIM - Shkup, por edhe nga universitetet në rajon: Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë. Për realizimin e programit studimor është planifikuar edhe angazhimi i ligjëruesve visitor nga universitetet me të cilët bashkëpunon UEJL-ja në kontekst të mobilitetit në hapësirën e përbashkët evropiane të arsimit të lartë (HPEAL), bazuar në parimet e Kartës së Bolonjës.
Studimet e programit studimor të ciklit të pare Kriminalistikë dhe Siguri zgjasin katër vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do ta merrë titullin: I diplomuar në Kriminalistikë dhe Siguri me mundësi për vazhdimin e studimeve të magjistraturës në lëmin e sigurisë, si dhe për punësim në organet dhe institucionet e sistemit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e së drejtës në kuptim të gjerë, e që posaçërisht përfshijnë: fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese, të drejtën administrative, kuptimin historik të së drejtës (e drejta romake dhe historia e shtetit dhe së drejtës), të drejtën civile dhe atë pronësore.
- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e shkencave specifike juridiko-penale si p.sh.: e drejta penale dhe e drejta e procedurës penale, kriminologjia, penologjia, viktimologjia, si dhe kuptimi ndërkombëtar për të drejtën penale (e drejta ndërkombëtare penale, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe terrorizmi ndërkombëtar).
- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë si p.sh.: kriminalistika (teknika, taktika dhe metodika), e drejta policore, si dhe njohuri nga lëndët forenzike (gjyqësore).

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Identifikon dhe analizon probleme nga lëmia e kriminalistikës dhe sigurisë, dhe merr pjesë në përgatitjen e akteve dhe dokumenteve juridike në një procedurë penale, shkruan padi, kërkesa si dhe dokumente tjera të nevojshme në një procedurë penale.
- Zgjidh dhe aplikon një kornizë adekuate nga fusha e tij e studimit me qëllim që të zgjidhë probleme duke përdorur teknikën adekuate në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.

Aftësitë për të vlerësuar

- I analizon në mënyrë kritike konceptet dhe nocionet që përdoren në faza të ndryshme të procedurës penale (si në procedurën parapenale-policore, ashtu edhe në procedurën gjyqësore penale).
- I integron njohuritë e akumuluara për të sjellë vendime themelore (fillestare), në kuadër të interpretimit të të drejtës sa i përket çështjeve të sigurisë.
- I analizon dhe raporton lidhur me rezultatet e arritura në kuadër të profesionit të tij, bazuar në njohuritë e tij dhe në aftësitë e interpretimit të së drejtës.
- Punon si nëpunës në institucionet shtetërore që veprojnë në fushën e parandalimit të kriminalitetit.

Aftësitë e komunikimit

- Posedon një spektër të gjerë të aftësive të prezantimit gojor dhe të shkruar që janë të domosdoshme për profesionin e juristit, në veçanti në kontekstin e kriminalistikës dhe sigurisë.
- Angazhohet në mënyre efektive në argumentim dhe debatim në një procedurë penale, me subjektet e procedurës penale, si: gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, duke përdorur terminologji profesionale.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon sistem të mësimit që përfshin identifikimin, klasifikimin dhe përdorimin e burimeve të së drejtës.
- Shfrytëzon me sukses aftësitë që lidhen me përdorimin e literaturës dhe teknologjive të informimit për të fituar njohuri juridike.
- Transferon me sukses zgjidhjen e problemeve në relacion me publikun e specializuar dhe jo të specializuar.

Semestri 1

  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së Drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund ta kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët, duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio – juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët, duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së Drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CLE-203] [6 SETK] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    Qëllimi i lëndës: Qëllimi i lëndës është që të ofrojë njohuritë themelore të shkrimit dhe arsyetimit juridik studentëve të drejtësisë dhe të kriminalistikës të vitit të parë. Në këtë lëndë, do të përfitohen njohuritë e shkrimit dhe arsyetimit juridik, parimet dhe udhëzimet themelore për të, duke zbatuar metodat e ndryshme të shkrimit juridik të akteve juridike normative (rregulloret, ligjet, vendimet, aktgjykimet, kontratat, testamentet, etj) dhe të akteve juridike jonormative (CV, kërkesa, konkursi, aplikimi, njoftimi, padia, etj). Për studentët e drejtësisë kjo lëndë është më se e nevojshme që të përfitojnë shkathtësitë e shkrimit të duhur juridik si dhe të arsyetimit të duhur të asaj që e shkruajnë juridikisht, sepse mjeshtria e të shkruarit juridik është thelbore për ç’do jurist në punën e tij të ardhshme profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E Drejta Kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e të drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në RM, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RMV, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RMV dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian, i cili në të ardhmen si profesionist, do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami, do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami, gjithashtu, do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RMV-së që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RMV-së, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore e pushtetit shtetëror në RMV, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu, do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë ndikim të madh për demokracinë e RM, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RM, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005 në lidhje me reformat e gjyqësore në RMV; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RM në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE-204] [6 SETK] E drejta civile - Pjesa e Përgjithshme
    Qëllimi i programit studimor E Drejta Civile – Pjesa e Përgjithshme, është t’i pajisë studentët me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës civile, si: parimet e të drejtës civile, burimet e të drejtës civile, subjektet dhe zotësinë e tyre juridike, të veprimit dhe deliktore, marrëdhënien juridiko-civile, punët juridike, etj. Studentët, do të aftësohen të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive me karakter juridiko-civil në sistemin juridik të RMV, të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si dhe të vërejnë rëndësinë dhe funskionimin e tyre në praktikë.
  • [CLE1020] [6 SETK] E Drejta Romake
    Qëllimet e lëndës: - T’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - T’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike europiane; - T’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - Të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - Të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën kontinentale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
  • [6 SETK] Gjuhë angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E Drejta Administrative
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë në atë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Ta identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RM-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E Drejta Sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E Drejta Sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-403] [6 SETK] E Drejta e BE-së
    Pas përvetësimit të kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave të akteve të BE-së, që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE-së.
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike 1
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 4

  • [CLE-405] [6 SETK] E Drejta Penale - Pjesa e Përgjithshme
    Në këtë lëndë studentët, do të marrin njohuri themelore për sistemin e së drejtës penale në RMV.Rëndësi të veçantë, do t’i kushtohet studimit të parimieve të së drejtës penale, burimeve, veprës penale dhe elementeve të saj, bashkimit të veprave penale, pjesëmarrjen e më shume personave në kryerjen e veprës penale, sistemit të sanksioneve penale, etj.
  • [CLE-404] [6 SETK] E Drejta Ndërkombëtare Publike
    Qëllimi i këtij programi të lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj discipline shkencore, zhvillimin e saj si dhe aspektet kryesore.
  • [CLE-402] [6 SETK] E Drejta e Detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: Me studimin e kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike – detyrimore. Studentët nëpërmjet arsimit, do të duhet të fitojnë njohuri që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët, duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Gjuhë angleze për qëllime specifike 2*
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLE-504] [6 SETK] E Drejta Penale - Pjesa e Veçantë
    E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme është sistem i normave ligjore për veprat penale dhe shqiptimin e sanksioneve. Kjo lëndë i përcakton sjelljet e njeriut, që do të konsiderohen si vepra penale, si dhe forma dhe vëllimi i reakcionit ndeshkimor për shkeljen e ndalesave të përcaktuara.
  • [CCR-302] [6 SETK] Bazat e Kriminalistikës
    Përmes kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri të thelluara nga kriminalistika. Kjo disiplinë, në kuptimin e gjerë të fjalës, kontribuon në luftën kundër kriminalitetit përmes zbulimit dhe parandalimit të tij. Kjo lëndë mësimore, do të përpunohet në mënyrë teorike dhe praktike (përmes konsultimeve, literaturës së propozuar, debateve dhe diskutimeve me studentët). Qëllimi i këtij programi është përgatitja dhe aftësimi i studentëve për përdorimin e mjeteve dhe metodave kriminalistike që përdoren për zbulimin dhe sqarimin e veprave penale, si dhe për parandalimin e kriminalitetit.
  • [CCR-303] [6 SETK] Kriminologjia
    Qëllimet e programit të lëndës: - Fitimi i njohurive lidhur me objektin e studimit të kriminologjisë me institucionet kryesore kriminologjike, rëndësinë dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, hulumtimet kriminologjike në lidhje me kryerësin dhe viktimën e veprës penale, zhvillimin e idesë së dënimit si përgjigje ndaj veprës penale, llojet e sanksioneve penale sipas legjislacionit të RMV-së dhe ekzekutimin e tyre si dhe institucionet penitenciare në RMV. - Identifikimi dhe analizimi i problemeve kriminologjike. - Analiza kritike e koncepteve dhe terminëve karakteristikë për hulumtimet kriminologjike. - Përdorimi i suksesshëm i terminologjisë së përvetësuar në lëmin e kriminologjisë përmes debateve dhe argumentimeve. - Zhvillimi i sistemit të të mësuarit përmes identifikimit të burimeve kryesore të kriminologjisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit
    • E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit

Semestri 6

  • [CCR-4022] [6 SETK] Teknikat e Kriminalistikës
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me një nga degët e shkencës së Kriminalistikës - Teknika Kriminalistike. Kjo disciplinë shkencore studion përsosjen e metodave tekniko-shkencore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe sendeve dhe për gjetjen e sigurimin material të gjurmëve të veprës penale, me qëllim të ndriçimit të tyre. Ajo ndahet në katër degë: Studimi mbi gjurmët- Traseologjia, Ballistika, Fotografia kriminalistike dhe Teknika regjistruese. Gjatë përpunimit të kësaj lënde, studentët do të fitojnë njohuri të hollësishme për këto degë kriminalistike teknike dhe funksionin, që ata e kanë në praktikë.
  • [CCR-403] [6 SETK] Viktimologjia
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i Viktimologjisë. Problematika e viktimës, procesi i viktimizimit, rritja e numrit të njerëzve që i nënshtrohen viktimizimit, kompensimi i dëmit dhe parandalimi i viktimitetit janë njohuritë themelore, të cilat do t’i fitojnë studentët. Viktimizimi dhe mbrojtja e viktimave janë preokupim i madh në shoqërinë bashkëkohore. Kështu ndodh ngase në mbarë botën është rritur numri i viktimave. Konfliktet politike, diversiteti dhe moskuptimet kulturore, luftërat dhe konfliktet e armatosura, varfëria, papunësia e nxisin migracionin e popullsisë. Të gjitha këto kanë shkaktuar shumë probleme në marrëdhëniet familjare. Këto gjendje janë terren i përshtatshëm për paraqitjen e tregtisë me njerëz, aktet terroriste, të dhunës familjare, krimeve të luftërave dhe të fenomeneve të tjera patologjike. Të gjitha këto rrethana kanë ndikuar në rritjen e vuajtjeve dhe viktimizimin e njerëzve në pjesët e ndryshme të botës.
  • [CCR-603] [6 SETK] Delikuenca e të Miturve
    Kriminaliteti si fenomen negativ dhe i rrezikshëm për shoqërinë manifestohet në forma të ndryshme përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të njerëzimit. Të miturit në të drejtën penale gjithmonë janë trajtuar më ndryshe nga personat e rritur, dhe pozicioni i tyre ligjor gjithmonë ka evoluar në dobinë e tyre. Delikuentët e mitur janë në lidhje të ngushtë edhe me fenomenet e tjera sociopatologjike, siç janë: narkomania, alkoolizmi dhe prostitucioni, fenomene të cilat sot pothuajse përhapen në çdo vend të botës dhe këto fatkeqësisht janë pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi themelor i këtij planprogrami mësimor është: të zbulohen dhe evidentohen format e reja të këtij fenomeni kriminal, të sqarohen shkaqet e pranisë së tyre dhe të propozohen masa për parandalimin dhe ndëshkimin e tyre. Studentët nga kjo lëndë, do të marrin njohuri për delikuencën e të miturve dhe format e manifestimit të tij, gjithashtu do të përpunohet Ligji për drejtësinë e të miturve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit

Semestri 7

  • [CCR-4023] [6 SETK] Taktikat e Kriminalistikës
    Taktika Kriminalistike është degë e Kriminalistikës, e cila studion format e kriminalitetit, mënyrat e kryerjes, motivet, qëllimet e kryerësit dhe karakteristikat psikologjike të kryerësit. Studimi i objektit të kësaj discipline shkencore bëhet me qëllim të sendërtimit të metodave për zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit nëpërmjet masave dhe veprimeve operative - kriminalistike. Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të analizojnë veprimet e ndryshme taktiko-kriminalistike, si: masat dhe veprimet e përgjithshme operative – taktike të karakterit preventiv dhe ato të karakterit represiv.
  • [CLE-503] [6 SETK] E Drejta e Procedurës Penale
    Qëllimi i lëndës, E Drejta e Procedurës Penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • [CCR-602] [6 SETK] Penologjia
    Qëllimet e programit të lëndës janë: - Fitimi i njohurive rreth lëndës së studimit të penologjisë, institucionet kryesore penologjike, rëndësia dhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike të ndërlidhura me kryersin dhe viktimën e veprës penale, zhvillimi i idesë për dënimin, si përgjigje ndaj veprës penale, llojet e dënimeve sipas legjislacionit të RMV-së dhe zbatimi i tyre, si dhe institucionet penitensiare në RMV; - Identifikimi dhe analizimi i problemeve penologjike; - Analizimi kritik i koncepteve dhe termave karakteristikë për hulumtimet penologjike; - Përdorimi i suksesshëm i terminologjisë së mësuar nga lëmi i penologjisë në debate dhe argumentime të ndryshme në këtë fushë. - Zhvillimi i sistemit të mësimit përmes identifikimit dhe përdorimit të burimeve kryesore të penologjisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit

Semestri 8

  • [CCR-502] [6 SETK] Metodika Kriminalistike
    Metodika Kriminalistike është pjesë e veçantë e Taktikës Kriminalistike, e cila i studion mënyrat dhe metodat për zbulimin e llojeve, ose grupeve të veçanta të veprave penale dhe kryerësve të tyre. Kjo disiplinë shkencore gjithashtu studion dallimet që paraqiten gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetuese për veprat e ndryshme penale. Në këtë lëndë në mënyrë të veçantë studentët, do të mësojnë për metodikën e zbulimit dhe hetimit të disa veprave penale, si: metodikën e hetimit dhe sqarimit të vrasjeve, kontrabandave të ndryshme, akteve terroriste, aksdienteve të trafikut, korrupsionit, krimet e luftës e kështu me radhë
  • [ELE-604] [6 SETK] Kriminaliteti i Organizuar
    Kriminaliteti i organizuar, si lëndë e re shkencore ka për qëllim studimin e formave, shkaqeve dhe masave për luftimin e kriminalitetit të organizuar. Qëllimi i këtij programi është studentët të njihen me teoritë e kriminalitetit të organizuar, organizatat kriminale dhe format e manifestimit të këtij fenomeni. Krahas studimit të faktorëve të cilët mundësojnë paraqitjen e kriminalitetit të organizuar, hulumtuesit në këtë temë duhet t’i studiojnë edhe masat për pengimin dhe luftimin e kriminalitetit të organizuar.
  • [ECR-401] [6 SETK] E Drejta Policore
    Qëllimet e programit të lëndës nënkuptojnë që studentët: - Të fitojnë njohuri themelore lidhur me të drejtën policore, burimet e të drejtës policore, kornizën juridike, kompetencat e policisë dhe organizimin e brendshëm të policisë në RMV-së; - Të kenë njohuri më të hollësishme për të drejtën policore në RMV-së, si dhe njohuri komparative për të drejtën policore në shtetet tjera; - Ta kenë mendimin e tyre kritik; - Të jenë në gjendje të bëjnë analizën dhe hulumtimin e koncepteve të veçanta si dhe ngjarjeve relevante për të drejtën policore; - Të kenë aftësi për prezantimin e rezultateve nga hulumtimi i tyre, punën ekipore dhe debatet e realizuara; - Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike në jetën e përditshme.
  • [CLE-501] [6 SETK] E Drejta Ndërkombëtare Penale
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare penale. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me nocionin dhe objektin e DNP-së, normat e DNP-së, pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, ekstradimin, azilin, transferin e procedurës penale, ndihmën dhe bashkëpunimin juridik – penal, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave penale ndërkombëtare. Pas përfundimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar të diskutojnë nocionet e mësuara; të bëhen të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me to; të vlerësojnë kompetencën dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore relevante ndërkombëtare.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2506] Kriminalistika e trafikut
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [E2508] Zbulimi i krimit kompjuterik
    • [E2509] Parandalimi i krimit
    • [E2510] Trafikimi me njerëz
    • [E2511] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [ELE-603] Mjekësia ligjore
    • [E2512] Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
Google+